Mobi Casa

21 vjetori dita kur u shpallë Referendumi i Krahinës shqiptare

/ 8 minuta lexim
Fundamenti

Nga Refik Hasani – 21 vjet më parë është mbajtur referendumi i shqiptarëve në Komunën Medvegjë, Bujanoc dhe Preshëvë për autonomi politiko – territoriale dhe bashkëngjitje me Kosovën amë .

Me rastin e 21 vjetorit të mbajtjes së referendumit ku më 1 e 2 mars 1992 nga ne banorët e Komunave të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës për Autonomi Territorialo–Politike dhe me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën amë . Këto tri Komuna janë territor i banuar me popullatë shumicë shqiptare i shkëputur padrejtësisht nga trungu i Kosovës historike , u nda dhe u aneksua nga Serbia .

Pra para 21 vite kur për dy ditë rresht të vitit 1992, ne populli shqiptar i tri komunave u shpall kjo krahinë si Autonome , duke themeluar edhe Kuvendin për Autonomi territorialo-politike të shqiptarëve me të drejtë bashkimi me Kosovën . Ky referendum ishte një akt sublim , vullnet i shprehur ku u zgjodh edhe kryetari dhe njeriu që ishte shumë i meritueshëm për mbarëvajtjen e këtij Referendumi Profesori i nderuar z.Ibrahim KADRIU.

Referendumi u mbajt nënë kushte tejet të rënda , lirisht mundë të shprehemi nënë një gjendje të jashtëzakonshme , ku pati shumë qytetarë shqiptarë që u morën në biseda informative . Pati edhe të maltretuar psiqikish dhe fizikisht por edhe disa dhjetëra persona të arrestuar nga ai pushtet i atëhershëm , ku nga ajo kohë vetëm bartësit e pushtetit u ndërruan e assesi në kuptimin pozitiv në të mirë të neve shqiptarëve .

Përveç në tri komunat që u votua u mundësua që edhe mërgata e këtyre tri komunave që ishin me punë të përkohshme jashtë , të shprehin vullnetin dhe në mënyrën më plebishitare edhe në shumë shtete në Evropë ku me një pjesëmarrje masovike prej 98,43% votuan që kjo Krahinë të përbëj edhe Kuvendin për Autonomi territorialo–politike me të drejtë bashkimi më Kosovën . Të përkujtojmë që Referendumi i mbajtur më 1 e 2 mars 1992 është një akt shumë domethënës me vlera dhe nota më të larta edhe me aktet juridike ndërkombëtare edhe pse jo i pranuar por ishte i monitoruar nga të gjitha anët , ku u shkrua dhe u komentua mjaftë në këto anë të Ballkanit të trazuar .

Deri në atë kohë edhe popujt konstituivë të ngrehinës artificiale të quajtur Jugosllavi ende ishin me qëndrimin jo të prerë , kurse ne shqiptarët në hapësira tona etnike mbajtëm Referendumin . Pra në këtë rast ne nuk mundë të krahasohemi as me Hungarezët në Vojvodinë e as me Boshnjakët në Sangjakë sepse kemi elemente që njihen dhe pranohen edhe me akte ndërkombëtare . Ne shqiptarët etnike e kuptuan me kohë edhe pse ende ngrehina artificiale e quajtur RSFJ-ja ishte jo ende e shpërbërë që të bëjnë çmos për ndryshe në aspektin e statutit të tyre të përcaktuar jo drejtësisht që pastaj edhe për konsolidimin e përgjithshëm .

Çfarë u arrit që nga ajo kohë e deri më sot !
Ende mungon liria e plotë e lëvizjes , mungon rregullimi me ligj për përdorimin e simbolit tonë Kombëtarë shqiptarë Flamurit . Ende mbetët për tu dëshiruar rritja e të punësuarve në administratën Komunale të tri Komunave si në Gjykata , shëndetësi . Liria e lëvizjes mungon , ka shumë dro , frikë e psikozë për shkak që në këtë Krahinë kemi mbi 30 baza ushtarake me një arsenal të madh armatimi të përqendruar krejt afër kufirit me Kosovën . Policia Multietnike ende në numër të vogël në krahasim me numrin e popullatës . Nuk kontrollon rajonin në bazë të marrëveshjes së Konçulit .

Mungon një Universitet publik në gjuhën shqipe . Kërkesat gati se nuk kanë ndërruar që nga ajo kohë për ndërtimin e një Spitali të përgjithshëm Rajonal me seli në Preshevë apo Bujanoc . Mungon finalizimi dhe konkretizimi , vënia në jetë e rezultateve të Referendumit për një Autonomi Territorialo – Politike dhe me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën amë . Nuk duhet harruar për asnjë çast që pas referendumit u bënë përpjekje të shumta që ne shqiptarët e kësaj Krahine mos të pajtohemi me gjendjen e ton në shumë sfera , kur edhe organizuan dhe u bë lufta e armatosur nga përfaqësuesit më të mirë të popullit , pra UÇPMB-ja . Pas shumë betejave dhe luftërave heroike u arrit që ne shqiptarët të faktorizohemi në nivelin më të lartë dhe të ulemi të tryezën e bisedimeve .

– Faktorit Politikë dhe ushtarakë të shqiptarëve të tri komunave–qeveria së Serbisë dhe Faktori Ndërkombëtarë për marrjen fund të luftës së armatosur , demilitarizimin e këtij Rajoni me disa pika , kushte konkrete lidhur me ndërprerjen e luftimeve . Pas nënshkrimit të marrëveshjes së Konçulit dolën në shesh shumë çështje si shkatërrime që bëri shteti serbë për përzënien , dëbimin dhe zhvendosjen e shumë lokaliteteve shqiptare si të infrastrukturës dhe të qindra shtëpive , të mijërave banorë të dëbuar që lëshuan trojet e veta , si pasojë e luftës . Ku vetëm pas qershorit të vitit 1999 deri më 31 dhjetor 2002 vetëm në Komunën e Gjilanit të ardhur prej tri komunave janë 11.783 banorë .

GRANDEMALL

Kategoria e të zhvendosurve nga në veçanti nga Komuna e Medvegjës , Malësia e Bujanocit dhe Karadaku i Preshevës janë problemi shumë i mprehtë që asnjëherë qeveria Serbe nuk dashti as të dëgjoi se le të interesohet dhe investoj për rikthimin e tyre në shtëpitë dhe pronat e veta .

Më 14 janar 2006 Këshilltarët shqiptarë të Medvegjës , Bujanocit dhe Preshevës në një seancë të përbashkët të mbajtur në Preshevë miratuan një Platformë Politike në tri pika themelore : Parimet , Kërkesat e veçanta dhe dispozitat përfundimtare ku nga 61 Këshilltarë Komunalë sa ishin prezentë në miratimin e kësaj platforme nga 66 që janë shqiptarë në tri Komuna vetëm një ishte i përmbajtur . Deri më tash janë tri elemente , veprime që kanë peshë edhe me aktet më të larta ndërkombëtare që kjo Krahinë po bënë përpjekje të vazhdueshme që të dallohet , të formojë një identitet të vetin si me :

– Referendumin e mbajtur më 1 e 2 mars 1992 –
– Me organizimin dhe formimin e UÇPMB-së –
– Marrëveshjen e Konçulit
– Seancat e përbashkëta të gjithë këshilltarëve Komunal , të zgjedhurit e popullit miratuan një platformë të përbashkët politike dhe disa konkluzione .

Si të vazhdohet në realizimin e aspiratave dhe synimeve të popullatës shumicë.

Duhet edhe më tej të vazhdohet por gjithmonë duke patur parasysh që tashmë Republika e Kosovës është ndihmesa më e madhe për gjetjen e zgjidhjes për krahun e vetë Lindorë . Duke llogaritur në politikën e jashtme ku tani kemi edhe përfaqësi diplomatike nëpër botë .

Kërkohet që edhe njëherë të ri-konfirmohet vullneti i popullit pra të parashihet shqyrtimi serioz edhe për mbajtjen edhe të një Referendumi për autonomi Territoriale – Politike me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën amë .

Çka është më e rëndësishmja popullata duhet të jetë prezentë pra fitorja më e madhe është nëse arrijmë ta ruajmë prezencën e faktorit njeri që është edhe përcaktues vendimtarë i territorit sipas ligjeve pozitive ndërkombëtare .Subjektet politike dhe njerëzit me ndikim , intelektualët të marrin pjesë më shumë në jetën politike e publike ku së bashku me grupet e interesit për të pasur një qëndrim , unitet , harmonizim dhe koordinim në realizimin e kërkesa para qeverisë serbe dhe faktorit Ndërkombëtarë e jo si deri më tash të ndarë e jo unikë p.sh lidhur me pjesëmarrjen për parlament të Serbisë disa ishin pro e disa kundër , kështu nuk mundë të ndërtojmë ndonjë strategji veprimi që do jep rezultate të pritshme .
1 – Tirana dhe Prishtina se bashku me ne vendasit të ndërtohet koncenzusi për gjëra fondamentale ,
2 – Rikonfirmim i Referendumit së bashku me kërkesën që në këtë rajon të ketë dhe
3 – Mbikëqyrje të përhershme të forcave të sigurisë ndërkombëtare .

Këto duhet të jenë tri shtyllat e të ardhmes për këtë krahinë shqiptare të mbetur padrejtësisht nënë administrimin e Serbisë . Shumë pakë bëhet në shënimin e kësaj date historike , në evakuimin e kësaj ngjarje në forma të ndryshme si përkujtimin përmes mbajtjes të ndonjë akademie por edhe manifestime të ndryshme . Nga ne varet e tëra sa ne jemi të përkushtuar në objektivat tona , në realizimin e plebishitit të popullit. Edhe më tej të plotësohet me elemente të kohës që po jetojmë , për tu bërë realitet Referendumi i kësaj krahine për Autonomi Territorialo–Politike dhe me të drejtë bashkëngjitje me Kosovën amë .

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.