21 aktakuza të ngritura kundër 22 personave, kampion vjedhja e shërbimeve

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit janë ndaluar gjashtë (6) persona dhe janë ngritur njëzetenjë (21) aktakuza, kundër njëzetedy (22) personave.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ndaluar për 48 orë gjashtë (6) persona, dhe atë për shkak të veprave penale.
Një (1) person është ndaluar për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo autoritetit zyrtar”, një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna familje”, si dhe katër (4) persona janë ndalur për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor’’.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzetenjë (21) aktakuza, kundër njëzetedy(22) personave dhe atë për shkak të veprave penale :
Katër (4) aktakuza kundër pesë (5) personave, për shkak të veprës penale “Lëndim i lehtë trupor”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Heqja apo dëmtimi i vulave zyrtare ose i shenjave”
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza , kundër njëmbëdhjetë (11) aktakuza për shkak të veprës penale “ Vjedhja e shërbimeve”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me mallra”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhunimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Keqpërdorim i pozitës apo i autoritetit zyrtar”./rajonipress/