2016 – viti i qytetarit të heshtur

Nga Adriatik Kelmendi – Gjërat e lehta për ty janë të lehta edhe për këta që po duan të të udhëheqin, por po i komplikojnë, në mënyrë që të mos merren me punët e vështira, të cilat janë të vështira edhe për ty.
Ballkanicus dhe dr. Vladan Gjorgjeviq kanë shkruar nga një libër të plotë me dëshirë të qartë për ta ndrydhur këtë popull të mjerë arbanas dhe ta dëshmojnë paaftësinë e tij për një jetë të kulturuar dhe kombëtare. (…) me qëllim që të dëshmojnë se ai popull si racë, nuk ka sens për jetë të kulturuar dhe të pavarur, ata gjithë atë që në primitivizmin e atij populli ekziston, e paraqesin jo si shprehje të shkallës së historisë në të cilën ata gjenden dhe nëpër të cilat kanë kaluar edhe popujt e tjerë, por si shprehje të paaftësisë së tyre racore për zhvillim kulturor në përgjithësi. (…)
Milosavleviq përkujton se gjatë viteve ’90, paradigmatik ka qenë shkrimi i Miodrag Joviçiqit në përmbledhjen Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Serbisë për serbët dhe shqiptarët në shekullin XX. Shqiptarët janë aty “arnautët”, mizorët dhe grabitësit, me prirjen për dhunë “në gjak”. Edhe për Joviçiqin, islamizimi është përgjegjës për atë se pse shqiptarët kanë fituar nga turqit “carte blanshe që me mizori, grabitje dhe plaçkitje” të terrorizojnë popullsinë serbe.(Shih: http://dialogplus.ch/paragjykimet-e-tearbanizuar- 82820).
Sipas të gjitha gjasave, Von Hahn kishte përshkruar “njeriun me bisht” të besimeve popullore shqiptare, kurse Gjorgjeviq ose nga urrejtja e verbër ndaj shqiptarëve pra i shtytur nga racizmi, ose në mungesë të njohjes së gjuhës gjermane, këtë besim të vjetër shqiptar e ka përshtatur për nevojat propagandistike duke shkruar se shqiptarët ishin inferiorë ndaj tjerëve dhe se ata kishin ende bisht.
Vërtet te besimet e vjetra shqiptare Karkaldusët janë qenie të egra, me trup njeriu e me bisht. Bishti u ka dalë ngase e kishin zakon që çdo mëngjes të pinin nga një kafe e duke ushtruar fyerje e fjalë të rënda,me të cilat pastaj sulmonin të tjerët dhe nuk ndaleshin, derisa ai të cilit i drejtoheshin nuk ia fillonte të qante.
Propaganda naziste përhapte fjalë se kinse ishte vërtetuar shkencërisht se hebrenjtë kishin një hundë të madhe, jashtë përmasave të njerëzve normalë, duke ndërtuar kështu “argument të shkencës së urrejtjes” – stigmën – pra duke ndërtuar profilin e popujve inferiorë.
Mirëpo, shumë vjet pas Natës së Kristaltë dhe Holokaustit antropologët bënë një hulumtim të gjerë nga i cili doli se hunda e hebrenjve ishte plotësisht në përmasat standarde – hundë mesatare – si pjesa tjetër e njerëzimit! Kështu, në këtë kontekst, u desh më shumë se një shekull përçmim e urrejtje, vrasje deri në shkallë gjenocidi të serbëve kundër fqinjëve të tyre shqiptarë, që një shkencëtar si Schmitt ta deklasonte një tezë raciste serbe, kurse disa historianë kritikë serbë të konstatonin se kjo qasje e historiografisë serbe ishte në funksion të pushtimit dhe shfarosjes së shqiptarëve nga të gjitha qeveritë e Serbisë gjatë tërë shekullit të 20-të.
Shoqëria serbe ende i vuan pasojat “trushpëlarëse” nga fashizmi konsesual serb dhe serbët duhet që me urgjencë ta nisin procesin e denazifikimit për t’u shndërruar në shoqëri normale evropiane, përndryshe kjo shoqëri rrezikon shpërbërjen, kalbëzimin dhe zhbërjen.
A TË KA PYETUR gjatë gjithë këtij viti ty qytetar se çka ti do?
Se çka është e rëndësishme për ty dhe familjen tënde, komshinjtë ose kushërinjtë? Se cilat janë nevojat tuaja?
Ah, po, je pyetur – sa herë që janë bërë sondazhe. Aty, me një gjuhë të thatë, je pyetur se çka është më e rëndësishme për ty. Ose në rastin më të mirë, çka mendoni se do t’ju ndryshonte jetën pozitivisht.
Dhe ti je përgjigjur. Ke bërë përpjekje të jesh i sinqertë. Dhe ky sinqeritet të ka dalë kur je mbyllur në lëvozhgën e mendjes sate dhe ke analizuar jetën që po e bën çdo ditë.
Je përgjigjur:
Nën 1) Të gjesh një punë
Nën 2) Të lëvizësh i lirë
Ndërkohë, mendja të ka shkuar te ata që t’i kanë premtuar këto. Te ata që t’i kanë premtuar këto çdo dy vjet mesatarisht, sa herë që kanë pasur nevojë për ty. Më saktë, jo për ty, por për ty në një ditë të vetme të caktuar – ditën e zgjedhjeve.
Ata t’i kanë premtuar këto, por kur i ke parë pastaj në televizor, i ke dëgjuar të flasin për disa gjëra krejt të tjera. Për diçka që t’i kurrë nuk e ke nënvizuar si jetike për ty. Biles edhe për diçka që ndoshta as që mund të të shkonte mendja se do të duhej folur kaq shumë.
Njëherë nja gjashtë muaj ke qenë dëshmitar i betimeve të tyre se nuk do të bëjnë koalicion me këtë ose atë. Ti ke menduar – ku po më bëhet dert, unë punë s’po kam, i izoluar po mbetem.
Pastaj, përnjëherë, nja gjashtë muaj të tjerë i ke dëgjuar të thonë se megjithatë nja katër palë “të mirë” janë bërë bashkë kundër “të këqijve”, se nuk flasin me ta, nuk do të bashkëpunojnë, nuk do të bashkëqeverisin, e ti ke mbetur pa punë, i izoluar.
Brenda natës prapë i ke parë se tash disa u bënë bashkë, tek të thonë se ky bashkim është i rëndësishëm pikërisht për ty, ndërsa të tjerët krejtësisht të kundërtën. E – ti ke pasur kohë të mjaftueshme për t’i dëgjuar, se s’ke pasur punë dhe ke qenë i izoluar.
Tash, këta gjashtë muajt e fundit, i ke ndjekur për seri teksa ndiqen e kacafyten ndërmjet vete, i hedhin gaz e ata i kundërpërgjigjen me policë, shahen e ofendohen, bllokohen e luajnë teatër dhe ti ke shpresuar se – më në fund – e kanë për ty. Për të ta gjetur ty një punë dhe për të ta siguruar lirinë.
Por, ke shikuar prapë, e ke parë se ata po flasin për njëfarë Asociacioni, për të cilin të dyja palët absolutisht nuk pajtohen, njësoj siç nuk pajtoheshin për të bërë koalicione ndërmjet vete para zgjedhjeve, për të mos u bërë bashkë pas zgjedhjeve, për t’i ndarë vijat në mes “të mirëve dhe të këqijve 2.0” më vonë.
Ose njëfarë Demarkacioni, për të cilin të dyja palët kurrsesi të pajtohen, njësoj siç nuk pajtoheshin për të bërë koalicione ndërmjet vete para zgjedhjeve, për të mos u bërë bashkë pas zgjedhjeve, për t’i ndarë vijat në mes “të mirëve dhe të këqijve 2.0” më vonë.
Dhe ty tashmë nuk të bëhet vonë.
Të shërben ende kujtesa.
Nuk të ka kapluar amnezia.
Je dëshmitar.
I ke parë edhe herë të tjera, të njëjtët, duke mos u pajtuar, duke u sharë dhe duke u bërë bashkë sërish.
Mirëpo, po ashtu, i ke parë se ata janë bërë bashkë ndërmjet vete, mirëpo kanë dështuar të bëhen bashkë me ty.
Ti edhe gjatë gjithë kësaj kohe ke mbetur i papunë. Gjatë gjithë kësaj kohe ke mbetur i izoluar. Dhe kur të kanë pyetur sërish këto ditë, pas kacafytjeve të mëdha, ti sërish je përgjigjur njësoj: Dua punë dhe dua të jem i lirë.
Ata nuk e kanë pasur zgjidhjen për ty, teksa ti gjatë gjithë kësaj kohe e ke pasur zgjidhjen për “prioritetet” që ata t’i kanë imponuar.
Ia ke përsëritur disa herë vetes, duke u çuditur se përse ti, i papuni dhe i izoluari, po je më i mençur se sa këta që po të thonë se do t’i zgjidhin të gjitha problemet.
Ia ke thënë të njohurve, ose edhe i ke shkruar:
Nën 1) Nëse ky Asociacion nuk është i mirë, ulen njerëzit dhe shkruajnë një propozim konsensual se cila është mënyra më e drejtë që të akomodohet një etni rebele në Republikën e re.
Nën 2) Nëse një palë që po thotë se gjithçka është kryer profesionalisht me Demarkacionin, s’ka përse i frikësohet njeriu një komisioni të ri ekspertësh të vendit ose ndërkombëtar, të cilët sërish do të vinin në përfundimin e njëjtë profesional.
Absolutisht të lehta, je i bindur ti.
Pastaj, i lehtësuar, i je kthyer problemit tënd.
Si të gjesh një punë.
Si të lëvizësh i lirë.
Absolutisht e vështirë, je pikëlluar.
Përfundimisht, e ke kuptuar: gjërat e lehta për ty janë të lehta edhe për këta që po duan të të udhëheqin, por po i komplikojnë, në mënyrë që të mos merren me punët e vështira, të cilat janë të vështira edhe për ty.
Dhe sërish do të të vijë ajo – një ditë jotja.
Kur t’i do të jesh i rëndësishëm për ta.
Ata do të të pyesin çka ti do!
Qytetar i durueshëm – Urime 2016!
http://koha.net/?id=31&o=1055