Hidromorava

20 vjet burg për shqiptarin që ka vrarë bashkëshorten

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Afrimit, dënimi prej 20 vjet heqje lirie i është shqiptuar për veprën penale vrasje e rëndë. Avokati kishte kërkuar 7 vjet burg, për vrasje me paramendim.

Me 20 vjet heqje lirie është dënuar të mërkurën shqiptari 45 vjeçar nga Kosova Afrim M. për vrasjen e bashkëshorte së tij 35 vjeçare. Vrasja është kryer në vitin 2009 në lokalitetin Riniken të kantonit Aargau. Gjykimi është mbajtur në Gjykatën e Qarkut në Brugg.

Në arsyetimin vendimit të trupit gjykues, kryetari i Gjykatës së Qarkut ka thënë se Afrim M., e ka vlerësuar më lartë nderin e tij se jetën e bashkëshortes.”Ai ka luajtur rolin e njeriut që ka pushtetin mbi jetën dhe vdekjen”.

Prokuroria ka kërkuar dënim me burg të përjetshëm dhe me kujdestari, ndërsa trupi gjykues nuk e ka përmbushur këtë kërkesë. Ai ka marrë si rrethanë lehtësuese çrregullimet në personalitetin e Afrim M., shkruan “Aargauer Zeitung”.

Kështu, dënimi i shqiptuar është 20 vjet heqje lirie për vrasje të rëndë. Ndërsa avokati kishte kërkuar shtate vjet burg për vrasje me paramendim

Procesi në Brugg ka filluar në mëngjesin e të mërkurës dhe ka përfunduar vonë në mbrëmjen e të njëjtës ditë. Afrim M. ka thënë me zë të lartë dhe me një të folur të shpejtë e të shkathtë se përse, në fakt, ai, sipas tij, ka qenë viktimë në këtë histori dhe përse ishte ndier i lënduar në nderin e tij si kryefamiljar. Nderi i tij familjar po prekej vetëm nga kërkesa që bashkëshortja i kishte bërë që të ndaheshin, pasi që ai ishte i dhunshëm.

Uji Dea

Çifti ishte martuar në vitin 1991 në Kosovë. Qysh në natën e martesës Afrimi kishte kërcënuar të shoqen se do a vriste në rast se ajo ndonjëherë do ta tradhtonte. Ata kane jetuar pastaj në Zvicër ku kanë pasur tre fëmijë të përbashkët por e gjithë periudha e kaluar në martesë është përshkuar nga dhuna dhe konflikti. Këtë e tregon edhe regjistri i delikteve të kryera më parë nga ai.

Ai thotë para trupit gjykues se është përpjekur për fëmijët ndërsa për gruan nuk interesohej shumë. Por, ai ka kërkuar vazhdimisht kompromisi, pasi që “ka qenë kundër dhunës. Fundja, këtu nuk është perëndimi i egër”, arsyeton ai.

Afrimi ka mundur t`i pranonte shumë gabime të së shoqes por jo edhe kërkesën e saj për të jetuar ndaras tij. Për këtë arsye dhe për faktin se familjarët e bashkëshortes po e kërcënonin, ai thotë se kishte blerë një armë. Prokuroria e përshkruan kështu krimin e ndodhur me katër të shtëna nga afërsia e drejtpërdrejtë, në vitin 2009: Afrim M., ishte duke e përgjuar gruan e tij. Pa ndërruar asnjë fjalë, ai kishte shkrepur plumbat mbi të. Kur ajo tashme ishte rrezuar dhe shtrirë përdhe, ai ka qëndruar mbi të dhe e ka shkrepur armën edhe një herë. Pas kësaj, sipas prokurorisë, ai është arratisur duke shkuar në një lokal shqiptar ku ka pirë një pije. “Ishte një ekzekutim publik” thotë prokurori.

Ndërsa versioni i Afrimit është se ai kishte takuar rastësisht gruan dhe kishte dashur të fliste me të. Ajo e kishte fyer dhe kërcënuar se do ta definonte që ta arrestonin. Ndërsa pyetjes se gjyqtarit se çka kishte ndodhur pas kësaj, Afrim M. i është përgjigjur: “Unë nuk mund ta sqaroj këtë. Nuk isha në gjendje të mendoja qartë”. Ndërsa telefonatat e incizuara, që i ka kryer Afrimi në kohën në mes kryerjes së krimit dhe arrestimit janë tmerruese. “Tash jam i qetë. Kurrë nuk e kam ndier veten kaq të pastër sikur tash”. Ai pastaj ka thënë se e “ka bërë krejt shoshë” bashkëshorten. “Nderi i familjes është më i madh se çdo gjë tjetër”, mund të dëgjohet ai në bisedat telefonike të incizuara. Një zgjidhje tjetër veç vrasjes nuk kishte pasur, ka thënë ai disa herë në telefonatat e përgjuara.

Megjithatë, para se trupi gjykues të tërhiqej për të përgatitur verdiktin, Afrim M., thotë se pendohet për krimin e bërë. “Kam dhimbje t`i shoh fëmijët e mi duke vuajtur”. Por ai do të qëndrojë mbrapa veprimit të kryer.(albinfo)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.