UBT

20 persona me statusin e viktimës në rastin “Thaçi e të tjerët”

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, publikuan raportin e punës për vitin 2021. Në këtë raport, janë përfshirë të gjitha procedurat dhe proceset e deritanishme, që nga proceset gjyqësore e deri tek numri i shikimeve të videove të gjykatës në internet.

Në rastin e ish presidentit Hashim Thaci dhe të tjerëve, bazuar në këtë raport, procedura ka filluar në nëntor 2020, kur Prokurori i Specializuar arrestoi atë si dhe Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin mbi bazën e akuzave për krime kundër njerëzimit dhe krime lufte.“Procedura paraprake në rastin kundër Hashim Thaçit dhe të tjerëve ishte në vazhdim e sipër në fund të vitit 2021. Aktakuza ngarkon Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin, me 10 akuza për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit”, shkruan në këtë raport të punës së Dhomave të Specializuara.

“Gjykatësi i Procedurës Paraprake pranoi 20 persona si viktima pjesëmarrëse dhe procesi për paraqitje të kërkesës për status si viktimë është ende i hapur”.

Eco Higjiena

Gjatë vitit 2021, Gjykatësi i Procedurës Paraprake lëshoi vendime dhe urdhra të një spektri të gjerë, ndër të tjera lidhur me nxjerrjen e provave, pjesëmarrjen e viktimave, paraburgimin e të akuzuarve, themelimin dhe juridiksionin e DHSK-së si dhe mangësi në formën e aktakuzave.“Që prej vitit 2020, statusi i viktimës pjesëmarrëse u është miratuar 30 personave në tri çështje gjyqësore para Dhomave të Specializuara të Kosovës, një në çështjen kundër Shalës, 9 në çështjen kundër Mustafës dhe 20 në çështjen kundër Thaçit dhe të tjerëve”, shkruan në këtë raport.

Kështu, gjatë vitit 2021, gjashtë nga personat kërkesat e të cilëve për pjesëmarrje si viktima në çështjen Thaçi dhe të tjerë u refuzuan, e apeluan vendimin me ndihmën e një mbrojtësi kujdestar.“Paneli i Gjykatës së Apelit konfirmoi vendimin e Gjykatësit të Procedurës Paraprake dhe përsëri ua refuzoi statusin e viktimave pjesëmarrëse”, specifikohet në këtë raport.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi dhe Jakup Krasniqi përballen me gjashtë akuza për krime kundër njerëzimit – përndjekje, burgosje, akte të tjera çnjerëzore, torturë, vrasje të paligjshme dhe zhdukje me forcë të personave – dhe me katër akuza për krime lufte – arrestim dhe ndalim i paligjshëm ose arbitrar; trajtim mizor; torturë dhe vrasje e paligjshme.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.