20 aktakuza të ngritura për vjedhje të shërbimeve, mashtrim, kanosje, dhunë në familje

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve dhe ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi dhe ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:

Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Kanosja”.

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”.

Aktakuzat: Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur njëzet (20) aktakuza kundër njëzet (20) personave, për këto vepra penale:
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Lëndimi i lehtë trupor”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave për veprën penale “Mashtrimi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Lëndimi i rëndë trupor”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kontrabandimi i mallrave”, Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Vjedhja e pyllit”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”./rajonipress/

Shpërndaje.
© RAJONIPRESS