Hidromorava

“2 Korriku” beson fuqishëm në fitoren e Lutfi Hazirit dhe LDK’së

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Gjatë takimit mobilizues me strukturat e nëndegës së LDK të 2 Korrikut, u tha se besojnë fuqishëm në fitoren e të kryetarit Haziri dhe LDK’së në zgjedhjet e 22 tetorit dhe do ta determinojnë punët e mëdha që i ka realizuar në Gjilan dhe në këtë lagje gjatë mandatit qeverisës.

“Rregullimi i shtratit të lumit “Baja”, rregullimi rrjetit të kanalizimit dhe ujësjellësit në “Avdulla Presheva”, asfaltimi i rrugës dhe ndërtimi i ujësjellësit në “Reshat Ymeri, etj., janë projekte të prekshme të kësaj qeverisje në lagjen tonë. derisa në proces janë asfaltimi in rrugëve “Agim Rashiti”. Ne besojmë fuqishëm dhe po punojmë që ta bëjmë fitoren e madhe të kryetarit Haziri dhe LDK’së”, tha kryetari i nëndegës së LDK’së së 2 Korrikut, Nazif Osmani.

Ndërkaq, kryetari i Degës dhe kandidati për kryetar Komune edhe për një mandat, Lutfi Haziri, informoi të pranishmit se së shpejti do të nis ndërtimi i shtratit të lumit “Stanishorka”, projekt ky që preket kjo lagje.

Mobi Casa

“Mjetet nga qeveria e Austrisë i kemi mobilizuar dhe vetëm pritet fillimi i punimeve”, tha Haziri, përderisa ka theksuar se me realizimin e projekteve tjera kapitale është krenar që ia ka bërë qytetarëve jetën më të mirë.

Haziri tha i sigurtë se më mbështetjen e gjilanasve do të dalim faqebardhë më 22 tetor.

“Ky Gjilan është i baballarëve tanë”, tha Haziri. /rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.