ARKATANA

19 vite burg për kosovarin që vrau gruan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kosovari i cili dy vite më parë shkeli me veturë bashkëshorten e tij pastaj me një shufër hekuri goditi në kokë deri sa ajo vdiq, është dënuar me 19 vite burg, nga gjykata zvicerane.

Gjykata ka gjetur atë të fajshëm për vrasje me dashje dhe planifikim të vrasjes edhe pse Rrahmani. H refuzon te ketë planifikuar këtë vrasje.

Vrasja kishte ndodhur dy vite më parë, pasi që Rrahman.H kishte zbuluar lidhjen e fshehtë të gruas së tij me një turk, që po jetonte në qytetin Sankt Gallen, informon INA.

UBT

Gjykata theksoi se emigranti 44 vjeçar me origjinë nga një fshat i Suharekës me dashje dhe planifikim kishte kryer vrasjen. Por nga ana tjetër, Rrahmani është penduar dhe ka fajësuar bashkëshorten dhe të dashurin e saj.

”Fajet i ka bashkëshortja e ime vetë! Sikur ajo të mos kalonte me turkun, me siguri se ajo sot do ishte në jetë. Ju si Gjykatë duhet të dënoni edhe turkun ngase edhe ai ka fajin, pasi ka fjetur me gruan time që e kisha të kurorëzuar. Ndoshta jam edhe unë fajtor, por faji im është i vogël, sepse gruaja ime dhe dashnori i saj turk më kanë shkatërruar jetën!” ishin fjalët e emigrantit nga Kosova.

Prokuroria zvicerane gjithashtu ka urdhëruar që Rrahman H. të paguaj shumën prej 70.000 frangave dy fëmijëve të tij si shenjë dëmshpërblimi ndërsa në anën tjetër ai duhet të paguaj shumën prej 87.000 frangave për shërbimet e Gjykatës dhe policisë për këtë vrasje.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.