Mobi Casa

18 vjet zhgënjim me shtetin, familjarët kërkojnë mbi 1600 të pagjetur

/ 3 minuta lexim
Eco Higjiena

Edhe 18 vjet pas përfundimit të luftës në vend mbi 1600 kosovarë ende figurojnë në listën e të pagjeturve. Institucionet e Kosovës, sipas familjarëve, kanë qëndruar neglizhentë ndaj zbardhjes së fatit të më të dashurve të tyre. Të pakënaqur me angazhimin e përfaqësuesve shtetërorë familjarët e të pagjeturve kanë vendosur që më 31 dhjetor të këtij viti të bëjnë homazhe në varreza nëpër komunat e tyre, ku janë varrosur trupat e shqiptarëve që janë identifikuar në varrezat në Serbi dhe jo sikurse kanë bërë për çdo vit duke ardhur dhe duke protestuar para Qeverisë.

Nystrete Kumnova, nga shoqata “Thirrjet e nënave”, ka thënë se në muajin mars të vitit të ardhshëm bëhen 19 vjet që nga kidnapimi i familjarëve dhe nuk është bërë asgjë në identifikimin e fatit të tyre. “Tryeza po mbahen, tryeza të kota, tryeza të thata”, ka thënë ajo, shkruan Gazeta Zëri.

Kumnova ka thënë se kanë pritur nga shteti i Kosovës që të bëjnë më shumë për zbardhjen e fatit të pagjeturve. “Dhe te ndërkombëtarët kemi pasur shumë shpresa se ata do të punojnë shumë për zbardhjen e fatit të të pagjeturve, por edhe ata e kanë neglizhuar”. Kumnova thotë se po kërkohet të zbardhet fati i të pagjeturve, por askush deri më sot seriozisht nuk e ka marrë këtë çështje. “Serbia i ka arkivat, por nuk po i bëhet presion që të hapen këto arkiva”.

Hidromorava

Familjarët kërkojnë të dënohen kriminelët

Kumnova tha se më 31 dhjetor do të mbajnë aktivitete për të pagjeturit.
“Nuk do të vijmë në Prishtinë sepse nuk do të dimë kujt t’i drejtohemi. Është dhe një vërejtje institucioneve, për të mos udhëtuar familjarët deri në Prishtinë do të mbajmë në Gjakovë dhe do të shkojmë te varrezat të bëjmë homazhe dhe apelin do ta drejtojmë nga atje”.

Kumnova kritikon presidentin Hashim Thaçi që po ofron pajtim me Serbinë. “Pa u zbardhur fati edhe i 1600 shqiptarëve, pa dalë kriminelët para drejtësisë, pa u treguar e vërteta, kjo është plus një brengë që na ka nxirë shpirtin. Ai duhet si president i shtetit të Serbisë t’i kthejë njerëzit, t’i qesë njerëzit para drejtësisë, është e kundërta flet për pajtimin.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.