ARKATANA

18 vjet burg për shqiptarin që vrau babë e birë

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Trupi gjykues i Gjykatës së Flawilit ka shkuar një hap më largë se akuza, e cila kishte kërkuar 15 vjet heqje lirie për vrasësin

Vrasja para katër vitesh e dy shqiptarëve në Wil (SG) ka marrë dje epilogun e saj gjyqësor. Shqiptarit 51 vjeçar, i cili në maj të vitit 2008 kishte qëlluar për vdekje babë e bir, 53 dhe 18 vjeçarë, i është caktuar dënimi me 18 vjet burg për vrasje të dyfishtë.

Duke shqiptuar këtë dënim, trupi gjykues i Gjykatës së Flawilit ka shkuar një hap më largë se akuza, e cila kishte kërkuar 15 vjet heqje lirie për vrasësin.

Njëri vëllai të vrasësit i është shqiptuar dënimi me kusht prej 11 muajsh. Po ashtu një vëlla tjetër dhe një djalë i të dënuarit kryesor, kanë marrë dënime nga 8 muaj me kusht për pjesëmarrje në rrahje.

22 vjeçari, të cilit në zënkën e përgjakshme i janë vrarë babai dhe vëllai, megjithëse akuzohej për pjesëmarrje në rrahje, u shpall i lirë.

Shpallja e dënimit në ndërtesën e Gjykatës së Flawilit është bërë nën masa të rrepta sigurie.

Eco Higjiena

Siç është shkruar tashmë, në mesin e dy familjeve të armiqësuara, kishte për një kohë të konsidrueshme kercënime, sharje dhe rrahje. Ndërsa më 3 maj 2008 konflikti kulmoi me vrasjen e dyfishtë që ndodhi në një rrugë qendrore të qytetit Wil.

Fillimisht pjesëtarë të dy familjeve po rriheshin me shkopinj. Ndërsa i dënuari kryesor që kishte ardhur më vonë, kishte nxjerrë revolen dhe i kishte qëlluar nga afërsia e drejtpërdrejtë në kokë dhe në qafë, duke vrarë kështu dy veta, babë e bir, të familjes kundërshtare.

Kryetari i trupit gjykues e ka quajtur “ekzekutim publik” këtë vrasje të kryer para djalit tjetër të të vrarit. Me këtë veprim është plotësuar figura e veprës penale të vrasjes së rëndë.

Por, dënimi i shqiptuar ende nuk ka marrë formën e plotëfuqishme.

Nga ana tjetër, avokati i vrasësit ka kërkuar një dënim jo më të lartë se 8 vjet për klientin e tij. Ai ka thënë se dorasi nuk e kishte planifikuar vrasjen por vetëm kishte dashur të ndihmonte vëllanë dhe djalin që ishin përfshirë në konflikt. Ai kishte pleduar se bëhej fjalë për veprën penale vrasje me qëllim.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.