Fundamenti

18 vjet burg kosovarit për vrasjen e truprojës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Pasi i del befasisht përpara roja e securitasit , një burrë 57 vjeç, kosovari e qëllon atë në qafë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme

Në dhjetor të vitit 1999, kosovari që sot ka 45 vjet kishte sulmuar bashkë me një person tjetër qendrën e bilardos Littke Reno në Langenthal të Bernës. Marrja e plaçkës kishte dështuar pasi që ata nuk kshin mundur të hapnin trezorin, i cili ishte i bllokuar nga punëtorët. Por, pasi atyre u del befasisht përpara roja e securitasit , një burrë 57 vjeç, kosovari e qëllon atë në qafë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Sot 45 vjeçari kishte ikur nga vendi i ngjarjes dhe kishte mundur të fshihej ploit 9 vjet, ndërkohë që bashkëfajtori konsiderohet ende i arratisur.

Në vitin 2010 Gjykata e Qarkut e dënoi atë me 15 vjet burg. Ai e ka atakuar këtë vendim në Gjykatën e Lartë, e cila vetëm sa ia kishte rritur masën e dënimit në 18 vjet burg. Së fundi, kosovari e kishte shtyrë më tutje lëndën në shkallën më të lartë të gjyqësisë zvicerane, në Gjykatën Federale. Kjo e fundit e ka vërtetuar të premten dënimin e Gjykatës së Lartë, kështu që dënimi me 18 vjet burg mbetet valid dhe përfundimtar.

UBT

Në ankesën e bërë lidhur me dënimin nga Gjykata e Lartë, kosovari ka thënë veç tjerash se gjykata në fjalë e ka trajtuar në mënyrë jo të drejtë lëndën e tij dhe ka shkelur “prezumimin e pafajësisë”. Sipas versionit të tij, pak para të shtënave ka pasur një përleshje. Pasi atë e kishin shtyrë, kishte kërcitur arma. Ai madje as nuk e ka ditur se revolja kishte qenë e mbushur.

Ndërkaq Gjykata e Lartë kishte menduar ndryshe. Sipas saj, kosovari e ka vrarë rojen nga afërsia prej 110 deri 140 cm duke e qëlluar pikërisht në qafë dhe para kësaj nuk ka pasur kurrfarë përleshjeje. Ndërsa Gjykata Federale në vendimin e saj thotë se gjykata e lartë e ka parë si të dëshmuar një zhvillim të atillë të ngjarjes.

Po kështu instanca më e lartë ka shtuar në vendimin e saj se dorasi, duke qenë një, siç e përshkruan “ish ushtar çlirimtar i UÇK-së kosovare është vështirë të besohet se që ai të mos e ketë ditur se arma ka qenë e mbushur”.

Gjykata Federale ka kundështuar edhe pjesën e ankesës për masën e dënimit. Sepse, i dënuari kishte kërkuar të mos dënohej për vrasje të rëndë por për vrasje nga pakujdesia, me 8 vjet burg. Ndërkaq gykata është përgjigjur se kjo vepër kategorizohet si “vrasje e rëndë” për shkak se ka qenë “veçanërisht e paskrupullt” dhe, vrasja e njeriut me qëllim grabitjen “është një rast tipik i vrasjes së rëndë”.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.