17shkurti.ch ndihmon familjet nevojtare me pako ushqimore

Gjilan – Shoqata 17shkurti.ch me seli në Zvicër ka ndihmuar 8 familje me pako ushqimore në fshatin Miresh të Gjilanit.
Kjo shoqatë tash e 10 vite si në çdo Bajram dhe si në çdo festë tjetër, ka shpërndarë tetë pako ushqimore për tetë (8) familjet në nevojë, me të gjitha produktet ushqimore që janë të nevojshme për festen e Fitër Bajramit.
Sipas drejtuesve të kësaj organizate të gjitha produktet ushqimore janë blerë në të gjitha shitoret e Dobërçanit./rajonipress/