ARKATANA

1,778 gjoba brenda një jave në rajonin e Gjilanit, 31 aksidente të hetuara

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, përmes Njësisë Rajonale të Trafikut Rrugor dhe stacioneve policore përkatëse, ka intensifikuar kontrollet në kuadër të planeve operative për rritjen e sigurisë në trafik. Sipas të dhënave zyrtare, gjatë periudhës 6-12 shkurt 2026 janë shqiptuar gjithsej 1,778 gjoba për shkelje të rregullave të trafikut rrugor.

Në kuadër të aktiviteteve javore janë ndërmarrë edhe veprime hetimore lidhur me aksidentet e ndodhura në rajon, konkretisht:

Janë hetuar 16 aksidente trafiku me dëme materiale;

Janë hetuar 15 aksidente trafiku me persona të lënduar;

Janë shqiptuar masa e ndalimit të drejtimit të mjeteve motorike për 72 ngasës.

Eco Higjiena

Policia rajonale njofton se kundërvajtësit të cilëve u është dërguar gjoba përmes shërbimit postar, nëse e kryejnë pagesën brenda 15 ditëve nga data e pranimit, përfitojnë të drejtën e pagesës së vetëm 50 për qind të shumës së përcaktuar. Afati i pagesës llogaritet nga dita e pranimit të njoftimit për gjobë.

Në rast të paqartësive apo pengesave lidhur me procedurën e pagesës, qytetarët mund të paraqiten në stacionin policor përkatës ose në njësinë kompetente që ka shqiptuar gjobën, për verifikimin dhe përditësimin e të dhënave në sistem.

Po ashtu, çdo kundërvajtës gëzon të drejtën ligjore për paraqitjen e ankesës ndaj gjobës së shqiptuar. Ankesa mund të hartohet nga pala e pakënaqur, duke paraqitur arsyet dhe pretendimet përkatëse, ndërsa për informata shtesë qytetarët mund të drejtohen në Njësinë Rajonale të Komunikacionit Rrugor në Gjilan.

Autoritetet policore apelojnë për respektim të rregullave të trafikut, duke theksuar se qëllimi i kontrolleve mbetet parandalimi i aksidenteve dhe rritja e sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.