FITORJA

173 fermerë ndihmohen me foli plastike

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan – Nazmi Rapuca tha se kanë aplikuar 369, kurse kanë përfituar 173 fermerë, sepse në dispozicion kemi vetëm 3500 kg foli plastike.

Është viti i pestë, që Drejtoria për Bujqësi dhe Pylltari ne Gjilan, ka shpërndarë falas foli plastike për mbulimin e serrave.

Rapuca tha se sivjet interesimi i fermerëve ka qenë shumë i madh. Kanë aplikuar 369, kurse kanë përfituar 173 fermerë, sepse në dispozicion kemi vetëm 3500 kg foli plastike.
“Të gjithë fermerët që kanë aplikuar, janë vizituar nga komisioni profesional, i drejtorisë, dhe janë përzgjedhur ata të cilët më së miri i kanë plotësuar kriteret për këtë projekt.

Qëllimi i këtij projekti është mbështetja e fermerëve të vegjël, të cilët posedojnë serra të vogla, në të cilat prodhojnë perime për nevojat e familjes së tyre, me shpresë se një numër prej tyre, me kalimin e kohës, pasi ta kenë mësuar mirë zanatin dhe pasi të shohin leverdinë ekonomike nga kjo veprimtari, do të investojnë në rritjen e kapaciteteve të tyre, për të kaluar nga prodhimtaria për nevojat familjare në prodhimtari komerciale apo për treg” tha ai.

Mobi Casa

Sipas Rapucës është karakteristike që në fshatrat e komunës tonë, thuajse nuk ka familje që nuk posedon së paku një serrë të vogël. Çdo vit, disa prej tyre kalojnë në prodhues komercial. “Sot, mundësia për të kaluar në prodhues komercial të perimeve në serra, është shumë e madhe, saqë gati çdo fermer, që është i interesuar, mund të përfitojë grant për ndërtimin e serrave. Ministria e Bujqësisë përkrahë fermerët që janë të interesuar për ngritjen e serrave me sipërfaqe prej 5, 10,15 deri në 20 ari; kurse ne (komuna) përkrahim fermerët që janë të interesuar për ngritjen e serrave me sipërfaqe prej 1.5 dhe 3 ari.

Prodhimtaria e perimeve në serra është mjaft profitabile. Çdo fermer që posedon një serrë prej tre ari, mund të thuhet se ka, të sigurt, një vend pune të qëndrueshëm, e të mos flasim për ata që kanë serra me sipërfaqe edhe më të mëdha.

Në komunën tonë, por edhe në tërë Kosovën, ka treg të sigurt për tërë prodhimtarinë e mundshme të fidanëve dhe frutave të perimeve.

Prodhimtaria e perimeve në serra, mundëson daljen në treg më herët, kur edhe çmimi i perimeve është më i volitshëm. Në anën tjetër, serra mundëson shfrytëzimin më racional të tokës bujqësore, pasi që është e mundur të merren 3-4 të korrura brenda vitit. Përparësi tjetër është sepse në serra, më lehtë, mund të kontrollohen kushtet e motit, si lagështia, temperatura ka thënë Rapuca./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.