17 të shëruar dhe dy raste pozitiv me COVID-19 në Kamenicë

Kamenicë – Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik ka njoftuar se në Komunën e Kamenicës, dy (2) persona kanë rezultuar pozitiv me COVID-19 dhe 17 të tjerë janë shëruar.
Bilanci me COVID-19 në komunën tonë:
– 584 raste të identifikuara,
– 522 të shëruar plotësisht,
– 28 raste aktive,
– 34 të vdekur.
Mbaj distancën, përdor maskën dhe pastro duart!