Fundamenti

1638 gjoba të shqiptuara dhe 39 masa ndalimi për mjetet motorike

/ 2 minuta lexim
HW

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 23.01.2026 – 29.01.2026 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e gjashtëqind e tridhjetë e tetë (1638) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
· Hetim i tetë (8) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,
· Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,
· Shqiptuar dyzet e nëntë (49) gjoba për mos përdorim të rripit të sigurisë,
· Shqiptuar dyzet e tetë (48) gjoba për përdorim të telefonit,
· Shqiptuar tridhjetë e nëntë (39) gjoba për modifikim të automjetit (folije të errëta),
· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për tridhjetë e nëntë (39) ngasës.

Hidromorava

Me qëllim parandalimin e aksidenteve në trafik, Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan apelon tek të gjithë ngasësit që të respektojnë dispozitat ligjore në trafik, bëni kujdes për të siguruar sigurinë tuaj dhe të tjerëve në rrugë gjatë vozitjes në mot me mjegull dhe shi:
· Sigurohu që dritat e makinës funksionojnë si duhet,
· Asnjëherë mos përdor dritat e larta, sepse ato reflektojnë në mjegull dhe përkeqësojnë dukshmërinë,
· Rrit distancën nga automjetet para,
· Ndiq vijat anësore të rrugës,
· Shpejtësia e ulët është thelbësore për të parandaluar aksidente,
· Mos ndalo në rrugë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.