FITORJA

1554 gjoba të shqiptuara dhe 14 masa ndalimi të shqiptuara. Apeli i policisë për trotinetët

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të angazhimeve për sigurinë në komunikacionin rrugor, u bën thirrje të gjithë qytetarëve, e në veçanti përdoruesve të trotinetëve elektrikë, që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të tyre në hapësira publike.

Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Njësia Rajonale e Trafikut Rrugor dhe Stacionet Policore gjatë periudhës kohore 13.06.2025 – 19.06.2025 në vazhdën e implementimit të planeve operative për siguri në trafik kanë shqiptuar njëmijë e pesëqind e pesëdhjetë e katër (1554) gjoba.

Gjatë kësaj periudhe në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:

· Hetim i njëzet e një (21) aksidenteve të trafikut me dëme materiale,

· Hetim i katërmbëdhjetë (14) aksidenteve të trafikut me të lënduar,

· Shqiptuar masa e ndalim drejtimit të mjeteve motorike për katërmbëdhjetë (14) ngasës

· Shqiptuar dhjetë (10) gjoba ndaj ngasësve të motoçikletave dhe janë përjashtuar nga komunikacioni shtatë (7) motoçikleta.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të angazhimeve për sigurinë në komunikacionin rrugor, u bën thirrje të gjithë qytetarëve, e në veçanti përdoruesve të trotinetëve elektrikë, që të respektojnë rregullat e trafikut dhe të kenë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të tyre në hapësira publike.

UBT

· Përdorni helmetë mbrojtëse gjatë drejtimit të trotinetit;

· Respektoni shenjat dhe rregullat e komunikacionit;

· Mos drejtoni trotinet nëpër trotuare të ngushta ku mund të rrezikohen këmbësorët;

· Drejtoni trotinetin vetëm në shpejtësi të lejuar dhe nën kontroll të plotë;

· Ndalohet përdorimi i trotinetëve nga më shumë se një person në të njëjtën kohë;

· Mos përdorni telefonin gjatë drejtimit dhe shmangni çdo veprim që shpërqendron vëmendjen;

· Në kohë nate, përdorni ndriçim dhe reflektues për të qenë të dukshëm për pjesëmarrësit tjerë në trafik.

Drejtuesit e trotinetëve janë pjesëmarrës të barabartë në trafik dhe obligohen të zbatojnë dispozitat ligjore në fuqi konform Ligjit për Rregullat e Trafikut Rrugor njoftoi policia e Gjilanit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.