RCCOLA

1543 gjoba të shqiptuara brenda një jave, 22 patentë shofer të konfiskuar

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e pesëqind e dyzet e tre (1543) gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, brezit të sigurisë etj.

Drejtoria Rajonale Gjilan, Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan gjatë periudhës kohore 02.09.2022 – 08.09.2022 në vazhdën e implementim i Planeve Operative “Sezoni Veror” dhe “Siguria në trafikun rrugor”, kanë realizuar aktivitete në zonën e përgjegjësisë që mbulon shtatë (7) komuna.

Gjatë kësaj periudhe janë shqiptuar njëmijë e pesëqind e dyzet e tre (1543) gjoba për kundërvajtje të ndryshme si: mos respektimi i shpejtësisë, tejkalim në vijë të plotë, drejtimi nën ndikimin e alkoolit, drejtimi i mjetit pa patentë shofer, mos mbajtja e distancës, gjendja jo e rregullt teknike e automjetit, skadimi i afatit të regjistrimit, përdorimi i telefonave mobil, xhamat e errët, brezit të sigurisë etj.

RCCOLA

Po ashtu në kuadër të këtyre planeve janë ndërmarr aktivitete edhe në:
• Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të komunikacionit me dëme materiale,
• Hetim i dymbëdhjetë (12) aksidenteve të komunikacionit me të lënduar,
• Konfiskuar njëzet e dy (22) patentë shofer,
• Shqiptim i njëmbëdhjetë (11) kundërvajtjeve për vozitës të motoçikletave,
• Konfiskim i pesë (5) motoçikletave.

Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor dhe Stacionet Policore të DRP Gjilan kanë mbajtur dhe vazhdojnë të mbajnë pika të shumta të kontrollit të automjeteve me qëllim të prezencës sa më të madhe në terren dhe parandalimit të aksidenteve të komunikacionit rrugor, me theks të veçantë të aksidenteve me fatalitet thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit./rajonipress/