FIDANISHTJA

152 kg. marihuanë në autobusët nga Kosova, e fshehur në mobile

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Gjithsej janë zënë 152 kilogramë marihuanë, vlera në treg e të cilës është rreth 1.9 milion franga.

Në periudhën nga fillimi i dhjetorit të vitit 2013 deri më 12 janar 2014 nga Kosova në Zvicër ishte transportuar marihuana e paketuar në pjesë mobilesh, të cilat pastaj janë transportuar me autobus udhëtarësh për në Zvicër. Dërgesa e fundit kishte ardhur më 12 janar, me ç`rast droga ishte futur në tavolina salloni dhe ishte ndarë ë dy autobusë.

Autobusi i parë është ndaluar dhe kontrolluar nga rojat e kufirit dhe Policia e Kantonit të Tesinës në vendkalimin kufitar në Chiasso, ndërsa i dyti është ndaluar në Lucern. Gjithsej janë zënë 152 kilogramë marihuanë, vlera në treg e të cilës është rreth 1.9 milion franga.

KKVITI

Policia e Lucernit ka arrestuar tre persona të cilët kishin ardhur t`i merrnin “mobilet”, shkruan Neuer Luzerner Zeitung, në versionin elektronik.

Tregtia me marihuanë ishte organizuar nga Kosova ndërsa ndaj personave të dyshuar se kanë dirigjuar me këtë tregti janë shpallur fletarrestimet.

Hetimet është duke i drejtuar Prokuroria e Përgjithshme e Lucernit./albinfo.ch/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.