GRANDEMALL

150 pako ushqimore për familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale në Gjilan

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Në shenjë solidariteti me familjet me gjendje të rëndë ekonomike dhe sociale, sot organizata “Islamic Relief Kosova”, tashmë e njohur me aktivitetet e saj humanitare, në bashkëpunim dhe koordinim me Drejtorinë e Shëndetësisë, konkretisht me Qendrën për Punë Sociale, kanë shpërndarë 150 pako ushqimore.

Me këtë rast në fjalën e tij drejtori i Shëndetësisë në Gjilan, Selami Xhemaili, ka falënderuar organizatën për këtë donacion, që sipas tij është I mirëseardhur sepse familjet e përzgjedhura janë raste shumë të rënda.
“Falënderoj organizatën e cila ka sjellë këto pako ushqimore për familjet në nevojë. Jemi duke punuar vazhdimisht për ndryshimin e gjendjes në mënyrë që rastet të cilat kanë mungesën e ushqimit në sofër, të jenë përditë e më pak”, ka thënë drejtori Xhemaili.

FITORJA

Kurse, Blerim Gashi, në emër të organizatës ka thënë se janë duke bërë shpërndarjen e pakove ushqimore për 150 familje, prej tyre 120 që janë përzgjedhur nga Qendra për Punë Sociale dhe 30 familje i ka përzgjedhur organizata, të cilët kanë jetimë në familje.

E nga ana e tij, Ruzhdi Selimi, ka potencuar rëndësinë që kanë këto pako ushqimore për familjet në nevojë dhe gjithashtu ka potencuar se edhe në këtë fazë kërkesat janë ende të mëdha, mirëpo bashkërisht edhe me ndihmën e donatorëve dhe solidaritetin e treguar gjendja gjithnjë është duke u përmirësuar./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.