Fundamenti

15 vjet burg për tentimvrasje të shqiptarit nga shqiptari

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Pasi e ka plagosur dhe e ka lënë të shtrirë ai ia ka marrë portofolin dhe celularin nga xhepi dhe sërish e ka qëlluar me armë në kokë nga afërsia e drejtpërdrejtë.

Në korrikun e vitit 2012 në Konolfingen, një qytezë afër Bernës pati ndodhur një krim, me ç`rast një shqiptar nga Maqedonia kishte shtënë disa herë me armë mbi një shqiptar nga Kosova. Vetëm rastësia e ka shpëtuar viktimën nga vdekja e sigurt, por duke e lënë të paralizuar atë për gjithë jetën. Ngjarja ka marrë epilogun e saj gjyqësor të premten, me një vendim që ka marrë Gjykata regjionale Bern-Mittelland, për heqje lirie në kohëzgjatje prej 15 vitesh për veprën penale tentim vrasjeje.

Gjykata, personin tashmë të dënuar e ka gjetur fajtor për tentim vrasjeje edhe të një personi tjetër të përfshirë në konfliktin e korrikut të vitit 2012. Ai kishte provuar të ndërhyjë në konfliktin në mes të dy personave.

Ndërkaq delikti kryesor e përmbush figurën e vrasjes së rëndë që ka mbetur në tentativë. Dorasi ka vepruar në mënyrë brutale dhe gjakftohtë. Personit të cilin e ka plagosur dhe e ka lënë të shtrirë në sheshin para stacionit të trenit, ka shkuar dhe ia ka marrë portofolin dhe celularin nga xhepi dhe sërish e ka qëlluar me armë në kokë nga afërsia e drejtpërdrejtë. Vetëm falë ndërhyrjes emergjente operative, viktima ka mbijetuar, shkruan bernerzeitung.ch. Por, ai është i paralizuar dhe vuan nga dhimbje të rënda.

Mobi Casa

Konflikti në mes të dy shqiptarëve ka ndodhur si pasojë e një llogarie të pasqaruar lidhur me shitblerjen e një veture. Dorasi, që ka qenë blerësi, i ka mbetur borxh viktimës për pjesën më të madhe të shumës prej 14 mijë frangash sa ka kushtuar vetura.

Pala paditëse ka kërkuar 18 vjet burg për veprimin, siç e ka cilësuar ajo, kriminel dhe të paskrupullt. Ndërsa avokati mbrojtës ka kërkuar 7 vjet burg për tentim vrasjeje me paramendim.

Në fund, trupi gjykues, pasi ka peshuar të gjitha rrethanat, e ka shpallur dënimin prej 15 vjet heqje lirie. Një vit i është hequr për shkakun se viktima megjithatë ka shpëtuar nga vdekja ndërsa dy vite për shkakun se dorasi ka qenë nën presionin e vazhdueshëm të personit të plagosur dhe ndërmjetësit./albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.