UBT

15-vjeçarja martohet me 90-vjeçarin, shitet nga babai për 18 mijë dollarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Një histori e re e çuditshme martesash, mbërrin nga bota e Lindjes. Aty ku një arab saudit, plot 90 vjeç, u martua me një vajzë të mitur 15-vjeçare. Gjithçka, në këmbim të një shume prej 18 mijë dollarësh, dhuruar nga ai ndaj të atit të vajzës në momentin që i vuri unazën në gisht.

Por gjërat duket se nuk kanë shkuar dhe aq mirë, pasi vajza, ende e vogël, duket se është trembur natën e parë të martesës dhe është mbyllur brenda në dhomë, pa dashur të kryejë marrëdhënie intime me arabin plak.

Në këmbim të këtij “turpi”, siç e ka cilësuar ky i fundit, ai ka kërkuar që t’i kthehen paratë që ai pagoi.

Eco Higjiena

“Unë kam vepruar në përputhje të plotë me ligjin”, ka protestuar ai ndaj prindërve të vajzës, të cilët nuk pranojnë t’ia kthejnë këto para’.

Në fakt, ai duket të jetë në rregull me ligjet e vendit të tij, pasi ka nënshkruar me ta një kontratë një javë para martesës, firmosur kjo edhe nga ​​babai i nuses, një jemenas. Kujtojmë se ligji saudit, i cili është i bazuar në ligjin e Sheriatit, nuk parashikon një moshë minimale për martesën, madje disa imamë kanë lejuar martesën me vajzat edhe 8 vjeç.