15 vjeçari zbulon metodë të re të diagnostifikimit të kancerit

Jack Andraka është 15 vjeçar dhe është nxënës në shkollë të mesme. Së fundmi, ky tinejxher ka dizajnuar një sensor të letrës që është në gjendje të zbuloj kancerin e pankreasit, kancerin e vezoreve dhe të mushkërive.
Sensori nga letra kushton vetëm 3 cent. Studimi i këtij të riu është kryer në Universitetin John Hopkins. Zbulimi mund të shpie në ndryshimin e mënyrës se si shihet kanceri dhe të promovoj shkallën e hershme të zhvillimit të kësaj sëmundje.
Jack së fundmi është shpallur fitues i Intel ISEF 2012 si dhe çmime të tjera në garat ndërkombëtare të matematikës. /Indeksonline/