FITORJA

15 vjeçari shqiptar përdhunon kujdestaren

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Një 15-vjeçar shqiptar është arrestuar nga karabinierët italianë, pasi akuzohet për marrëdhënie seksuale me dhunë.

Mediat italiane informojnë se shqiptari ka dhunuar seksualisht kujdestaren e një qendre riedukimi për të mitur, ku djali ndodhej pas një grabitje që kishte kryer në muajin gusht.

Ngjarja ka ndodhur në një zonë larg qendrës, pasi 15-vjeçari i kishte kërkuar kujdestares të realizonin një udhëtim në natyrë, raporton noa.
Por, sapo mbërritën në zonën malore dhe zbritën nga fugoni, djali u përpoq të joshte kujdestaren, por nisur nga refuzimi i saj, 15-vjeçari shqiptar ka përdorur dhunën dhe e ka sulmuar fizikisht.

Fillimisht e ka rrahuar dhe më pas i ka lidhur një rrip në qafë, duke e detyruar të kryente marrëdhënie seksuale në të njëjtin fugon me të cilin kishin udhëtuar.

Eco Higjiena

Kujdestarja, në gjendje shoku sërish është rrahuar dhe kërcënuar nga i riu shqiptar që të mos tregonte në polici dhe më pas është detyruar të drejtojë automjetin dhe të rikthehej në qendrën e riedukimit.

Në këtë moment ata janë hasur me karabinierët, të cilët pasi mësuan ngjarjen u drejtuan për të kapur djalin, që mbante me vete një thikë.
Por, kur uniformat blu po përpiqeshin të arrestonin 15-vjeçarin, ky i fundit i cili dyshohet që ishte nën efektin e medikamenteve, ka tentuar t’i godasë me thikë, por është ndaluar.

Gjithashtu policia ka sekuestruar si prova materiale, rrobat e djalit dhe të kujdestares, të cilat janë gjetur në automjetin, ku janë kryer aktet e dhunës.
Ndërkohë që kujdestarja, viktimë e dhunës është dërguar menjëherë në spital për të marrë ndihmën e duhur mjekësore.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.