UBT

15 të rinj fillojnë praktikë në Komunën e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
HW

Kamenicë – Drejtori i Zhvillimit Ekonomik dhe Diasporës, Edon Dërmaku, së bashku me zyrtaren nga kjo drejtori, Qëndresa Kastrati, kanë pritur në një takim 15 praktikantë, të cilët kanë nënshkruar marrëveshjen e tyre për fillimin e praktikës profesionale në sektorë të ndryshëm të Komunës së Kamenicës.

Ky angazhim realizohet në bazë të Memorandumit të bashkëpunimit ndërmjet Komunës së Kamenicës, Ministrisë së Financave, Punës dhe Transfereve, UNICEF në Kosovë si dhe Odës Ekonomike Gjermano-Kosovare, me qëllim të ofrimit të mundësive për zhvillim profesional dhe përfitim të përvojës praktike për të rinjtë.

Praktikantët do të angazhohen në fusha të ndryshme, si administratë, infermieri, menaxhment dhe ekonomi, si dhe në sektorin juridik, duke kontribuar njëkohësisht në përmirësimin e shërbimeve komunale dhe duke fituar përvojë të vlefshme në institucionet publike.

Fundamenti

Me këtë rast drejtori Dërmaku u uroi mirëseardhje praktikantëve dhe i inkurajoi ata që ta shfrytëzojnë këtë mundësi në mënyrën më të mirë të mundshme.

“Ky program i praktikës është një mundësi shumë e mirë për të rinjtë që të fitojnë përvojë konkrete pune dhe të zhvillojnë aftësitë e tyre profesionale. Komuna e Kamenicës mbetet e përkushtuar që të mbështesë të rinjtë në rrugëtimin e tyre drejt tregut të punës,” theksoi drejtori Dërmaku./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.