UBT

15 punëtorë vdiqën në vendin e punës për 6 muaj në Kosovë

/ 2 minuta lexim
FITORJA

38-vjecari që humbi jetën në vendin e tij të punës, është rasti i 15 që ka përfunduar me fatalitet, në vendin e punës, që nga janari i këtij viti e deri më tash.

Një ditë më parë, Policia njoftoi se 38 vjecari ishte lënduar derisa ishte duke punuar në një objekt në Fushe Kosovë, dhe se nuk kishte mundur t’u mbijetoj plagëve.

Nga Sindikata e punëtorëve të sektorit privat, thonë se ky vit është më i rëndi që nga paslufta, për nga numri i rasteve me fatalitet që kanë pësuar në vendet e punës.

“Për nga numri i puntorëve të vdekur në vendin e tyre të punës, është ndoshta viti më famkeq, sepse vetëm në 6 mujorin e gjysmë ose mund të themi edhe në javën e parë të këtij muaji kemi 15 raste të vdekjeve në vendet e punës, që kryesisht është edhe shumë e rende ajo që këta puntor që kryesisht mosha e tyre është e re”, ka deklaruar Jusuf Azemi – Sindikata e bashkuar e sektorit privat.

Azemi apelon tek institucionet e Kosovës që të ndërmarrin masa, për të përmirësuar gjendjen, teksa tregon shkaqet që kanë ardhur deri tek vdekjet në shumicën e rasteve.

Uji Dea

“Pasojat e vdekjeve janë pothuajse të njëjta, njëfarë forme mospërcjellja e kompanisë për rreziqet e punës që bëjnë punëtorët e sektorit privat në Kosovë, dhe normal mosdisiplinimi po them edhe i kompanive nga ana e institucioneve shtetërore, nga inspektorati i punës, për të cilën në terren po shihet se gati nuk bëjnë asgjë”, ka thënë ai.

Në lidhje me veprimet e marra në rastin e fundit, dhe për rastet e tjera, nuk kanë kthyer përgjigje nga inspektorati i punës, institucion i cili aktualisht ka mbi 30 inspekorë.

Ndërkohë që 96 punëtorë kanë humbur jetën në vendin e tyre të punës, nga viti 2018 e deri më 2022.

Sipas Policisë së Kosovës, nga fillimi i vitit e deri në muajin mars, janë 39 raste që kanë të bëjnë me veprën penale “asgjësimi ose heqja e pajisjeve mbrojtëse dhe rrezikimi i sigurisë në vendin e punës”, e që në tërë vitin e kaluar kanë qenë 177 raste të tilla.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.