UBT

15 persona akuzohen nga Prokuroria e Gjilanit, shtatë prej tyre për vjedhje të rënda

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për 48 orë dhe janë ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave.

Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë një (1) person, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”.

Mobi Casa

Aktakuzat:

Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur dhjetë (10) aktakuza kundër pesëmbëdhjetë (15) personave, për këto vepra penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”,
Dy (2) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Sulmi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”./rajonipress/