GRANDEMALL

15 makina e shkelin serbin dhe asnjëra nuk ndalet

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Në orët e hershme të mëngjesit të të enjtes ka ndodhur në autostradën në mes të Au dhe St. Margrethen një aksident i pazakonshëm komunikacioni, me ç`rast ka humbur jetën një shtetas 56 vjeçar i Serbisë.

Pas ndeshjes së dy makinave, të dy shoferët i parkojnë ato në shiritin shtesë të autostradës. Por me këtë rast, për shkaqe ende të panjohura, njëri nga shoferët, shtetasi serb del në autostradë.

“Nëse ai është hedhur në ajër nga goditja e veturës ose ka dalë vetë, ne nuk e dimë”, thonë në policinë kantonale të St. Gallenit. Por ajo që ka ndodhur më vonë me 56 vjeçarin ka qenë e tmerrshme. Edhe policët, të cilët janë mësuar me skena të rënda, e kanë pasur të vështirë përballjen me kufomën e dëmtuar rëndë të serbit. Pas kalimit të tij të pasqaruar në autostradë, së paku 15 automjete që kanë kaluar në ato çaste, kanë shkelur mbi trupin e tij të shtrirë. Dhe, asnjëri prej tyre nuk është ndalur të shohë të shkelurin.

FITORJA

Vetëm pas publikimit të lajmit në medie, dhe thirrjes së policisë për dëshmitarët e rastit, janë paraqitur disa prej tyre. “Deri më tash te ne janë paraqitur 15 persona të cilët kanë përshtypjen se kanë shtypur diçka me veturat e tyre, por ata nuk e dinë nëse ka qenë fjala për ndonjë kafshë apo për ndonjë objekt që ishte hedhur rastësisht në rrugë”, thonë në policinë e St. Gallenit.

Prokuroria është ajo që do të vendosë lidhur me masat penale që mund të ndërmerren ndaj shoferëve në fjalë.(albinfo.ch)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.