KKVITI

15 aktakuza të ngritura, shtatë prej tyre për vjedhje të rënda

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë një (1) person, ka paraqitur një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit dhe janë ngritur pesëmbëdhjetë (15) aktakuza kundër njëzetë (20) personave.

Ndalimet:
Një (1) person i ndaluar për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”

Kërkesat për paraburgim :

Uji Dea

Prokuroria Themelore në Gjilan ka bërë një (1) kërkesë për caktimin e masës se paraburgimit ndaj një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur (15) aktakuza kundër njëzetë (20) personave dhe atë për shkak të veprave penale :
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo i autoritetit zyrtar”
Tre (3) aktakuza kundër Tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shmangia nga tatimi”
Tre (3) aktakuza kundër shtatë (7) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e rëndë”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Shkaktimi i rrezikut të përgjithshëm”
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Falsifikimi i dokumenteve”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhja e pyllit”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mashtrimi”
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ndotja, degradimi ose shkatërrimi i mjedisit”./rajonipress/