RCCOLA

140 studentëve nuk u nostrifikohen diplomat

/ 1 minutë lexim

Prishtinë – Në Ministrinë e Arsimit të Shkencës dhe të Teknologjisë së Kosovës aktualisht presin për nostrifikim – njohje të diplomave të tyre 140 studentë, kryesisht të shkolluar në institucionet e larta të arsimit të lartë në Shqipëri.

Zyrtarët në Ministrinë e Arsimit theksojnë se mosnjohja e diplomave të personave që janë shkolluar në disa institucione private të arsimit të lartë në Shqipëri ndodh për shkak se Shqipëria ende s’është pjesë e ENQA-s, por është vetëm bashkëpunëtore.

Fidanishtja

Pra, jo vetëm të diplomuarit në universitetin “Kristal” të Shqipërisë kanë probleme me nostrifikimin e diplomave. Probleme për nostrifikim kanë edhe shkollarët nga Kosova që janë diplomuar në shkolla të larta: kolegje e universitete të tjera në Shqipëri. Një shkollë e tillë e lartë ku kanë diplomuar kosovarët, por që nuk mund të punësohen në Kosovë, si pasojë e mosnjohjes së diplomave është edhe institucioni “U.F.O”, tashti “Albanian University”.(koha)