Eko Higjiena

14 vjet në kërkim të vrasësit!

/ 4 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga Arbana Xharra – Nuk ka qenë pjesë e politikës e as e ndonjë grupi interesi, thjesht një djalë i ri vetëm 25 vjeç, absolvent në Fakultetin e Informatikës dhe Telekomunikacionit, i cili tre ditë pasi që kishte lënë punën në UNHCR u vra. Më 8 mars të vitit 2000, Benet Rexhepi u ekzekutua me dy plumba, në lagjen “Ulpiana” të Prishtinës. Tash 14 vjet nuk u zbulua vrasësi, derisa nëna bashkë me të motrën nuk reshtën së kërkuari drejtësi.

Nuk lanë derë pa trokitur, nga institucionet vendore (varësisht kush vinte në pushtet), e deri tek policë, hetues e prokurorët vendorë e ndërkombëtarë. Për gati një dekadë e gjysmë ato vazhdojnë të jetojnë me rëndesën se vrasësi bredh lirshëm rrugëve dhe institucionet nuk duan t’ia dinë. Mund edhe të jenë ndeshur ballë për ballë me kriminelin, pa e ditur se duart e tij mizorisht i morën jetën Benetit, për motive që ende nuk dihen. Të huaj dhe vendorë, që mbajnë tituj ekspertësh të drejtësisë përplasën dyert përballë nënës, e cila nuk ndalet së kërkuari drejtësi, në shtetin që ka të rrënuar tërë këtë sistem.

E lodhur shpirtërisht, çdo 8 mars ajo u shkruan letër institucioneve, nga kryeprokurori i Shtetit, Presidenca, Ministria e Drejtësisë, Policia, Hetuesia etj., për t’ua rikujtuar dështimin e drejtësisë, apo fshehjen e qëllimshme të këtij rasti. Edhe ata që vijnë në Kosovë për të vënë rend e ligj, nuk bëjnë zë. UNIMK-u e kishte mbyllur rastin, e prokurorët dhe hetuesit e EULEX-it, nuk pranuan të merren me vrasjen e shqiptarit ish-punëtori të UNHCR-së.

Gjatë 14 vjetëve ka pasur periudha kur as nuk është ditur ku është lënda, e aktualisht ajo gjendet në Prokurorinë e Kosovës, por askush nuk merret me të. Por çka nuk është ndalur janë përpjekjet e familjes së Benetit në kërkim të asaj që u takon – zbulimin dhe ndëshkimin e vrasësit të djalit e vëllait. Ky është një rast i cili tregon se çfarë sistemi i degraduar i drejtësisë është instaluar me bashkëpjesëmarrjen vendorë-ndërkombëtarë.

Ky shtet i Kosovës i ka borxh kësaj familjeje dhe mijëra të tjerave që të zbulojë vrasjet e pasluftës nga ato me motive politike dhe të tjera që ende nuk dihen.

Hidromorava

Akti i fundit mizor i vrasjes pas shpine të deputetit të PDK-së, Elvis Pistes, krim ky i cili lehtësisht u krye pa frikën e ndëshkimit, është një argument shtesë se urdhëruesit e vrasjeve ose po shtohen, ose kanë mbetur të njëjtit. Sa lehtë vazhdojnë të heqin qafe! Ky është sinjal i qartë se mosndëshkimi i vrasjeve të pasluftës ka rritur fuqinë e kriminelëve që me komoditet të qërojnë çfarëdo hesapi me të shtëna në heshtje. Por heshtja institucionale rëndon edhe më shumë, kur familjet e të vrarëve nuk gjejnë një derë ku të kërkojnë drejtësi, por vazhdojnë të “bashkëjetojnë” me vrasësit.

E si mund të pretendojmë të kemi shtet ligjor, kur pushteti për më shumë se dhjetë vjet ka shantazhuar duke kapur në dorë sistemin e drejtësisë?!

Tashmë ka kaluar në normalitet, që kur të flitet për ndërtimin e shtetit ligjor, ka vetëm një synim: arritjen e qëllimeve plaçkitëse. Shoqëria kosovare duhet të bëjë përpjekje që të nxisë drejtësi për vrasjet që mbetën në harresë, apo u kërkua të harrohen.

Shteti ligjor funksionon atëherë kur të ndëshkohen vrasësit, kurse shteti i drejtësisë quhet ai, i cili para drejtësisë vë jo vetëm vrasësit, por edhe urdhëruesit e tyre!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.