RCCOLA

14 vjet burgim kosovares për tentim vrasje të bashkëshortit

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Vendimi i Gjykatës Supreme Federale, dënon kosovaren 56 vjeçare me 14 vite burg dhe me dëbim 12 vjeçar nga vendi

E hënë, 13 Shkurt 2023 – 16:19albinfo.ch
Shkalla më e lartë e gjyqësisë në Zvicër, Gjykata Federale ka hedhur poshtë apelin e nënës 56 vjeçare të katër fëmijëve të rritur, transmeton albinfo.ch. Ajo ka konfirmuar 14 vjet burg bashkë me dëbimin e saj prej dymbëdhjetë vjetësh nga vendi.

Në prill të vitit 2018, gruaja nga Kosova kishte joshur në shtëpinë e saj ish bashkëshortin, i cili në atë kohë nuk jetonte më me familjen. Ai synonte të fillonte një jetë të re me të dashurën e tij.

Me atë rast gruaja ikishte dhënë burrit një pije me drogë. Kur kishte parë se në mëngjesin pasues ai ishte ende gjallë, ajo ishte përpjekur ta mbyste me një karikues (kabllo) celulari, shkruan sda.ch. Megjithatë, vajza arriti ta tërhiqte nënën, sipas një vendimi të gjykatës federale të publikuar të hënën.

Gjyqtarët e Lozanës mbështesin pikëpamjen e gjykatës më të ulët, asaj kantonale të Cyrihut se akti nuk duhet të cilësohet si tentativë për vrasje, por si vrasje. Gruaja vetëm kohët e fundit kishte blerë barin për koktejin helmues, trasnmeton albinfo.ch. Dhe për më tepër, kur e gjeti atë të gjallë të nesërmen dhe u përpoq ta mbyste, ajo veproi me qëllimin për të vrarë.

RCCOLA

Motivi i vrasjes në tentativë është, sipas gjykatës federale, krenaria e prekur e autores, e cila nuk duroi dot që i shoqi e la për një grua tjetër. Burri kishte njoftuar gjithashtu se do t’ia transferonte pasurinë e paluajtshme partneres së tij të re.

Gjykata e Lartë Federale refuzoi gjithashtu kërkesën për të hequr dorë nga dëbimi i dorases nga shteti. Kërkesat ligjore për këtë janë plotësuar. Nuk ka “rast vështirësie” në këtë pikë, pavarësisht faktit se gruaja ka jetuar me dekada në Zvicër, përcjell albinfo.ch. Ajo ka shkuar rregullisht në Kosovë dhe e flet gjuhën kështu që riintegrimi atje do të jetë i mundur.

E dënuara nuk kishte asnjë shans për një apel të mëtejshëm në Gjykatën e Lartë Federale. Ajo kishte apeluar kundër lirimit të bashkëshortit të saj nga akuzat për sulm seksual dhe përdhunim.

Gjykata e Lartë Federale mbështet argumentet e gjykatës më të ulët në Cyrih, sipas së cilës deklaratat e bëra nga gruaja nuk janë të besueshme. Përshkrimet e saj ishin shumë kontradiktore.