ARKATANA

14 vitias certifikohen në fushën e instalimit të ujësjellësit

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Viti – Të premtën në Shkollën e Mesme Profesionale “Jonuz Zejnullahu” në Viti, është bërë ndarja e certifikatave për 14 persona të cilët kanë ndjekur trajnimet profesionale në fushën e instalimit të ujësjellësit. Në ceremoninë e ndarjes së certifikatave ka marrë pjesë Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti, Fisnik Beqiri, Drejtor Menaxhues i Fondacionit-Kosovë- Luksemburg si dhe Drejtori i kësaj shkolle, Nijazi Lutfiu dhe të tjerë.

Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti ndër tjerash falënderoj Fondacionin Kosovë-Luksemburg për siç tha ai mbështetjen e vazhdueshme që po e bënë ky fondacion me projekte të ndryshme në Komunën e Vitisë.

Ai tha se Komuna e Vitisë është e interesuar të vazhdojë këtë bashkëpunim të mirë pasi që projektet të cilat po realizohen me këtë Fondacionin Kosovë-Luksemburg janë në interes të qytetarëve të kësaj komune.

FIDANISHTJA

Haliti theksoi se me trajnime të tilla në veçanti përfitojnë ata të cilët dëshirojnë të rrisin njohurit e tyre profesionale për tregun e punës.

Ndërkaq Nijazi Lutfiu, Drejtor i Sh.M. P “ Jonuz Zejnullahu” në Viti, foli ndër tjerash rreth rëndësisë së trajnimeve të tilla dhe shtoi se në tregun e punës nevojitet njohurit teorike dhe praktike të cilat do të ju ofrohen përmes projekteve të tilla.

Ndërsa në këtë ceremoni kanë folur edhe përfaqësues të Fondacionit Kosovë-Luksemburg por edhe Ramadan Ramadani i cili i ka trajnuar 14 vitiasit në fushën e instalimit të ujësjellësit./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.