Hidromorava

14 aktakuza të ngritura, shumica për vjedhje

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë një (1) person të dyshuar, si dhe ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti i Përgjithshëm, me urdhër të prokurorit, ka ndaluar një (1) person në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit të bazuar se i njëjti është përfshirë në kryerjen e veprës penale “Asgjësimi apo dëmtimi i pasurisë” sipas KPRK-së.

Mobi Casa

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur katërmbëdhjetë (14) aktakuza kundër shtatëmbëdhjetë (17) personave dhe atë për shkak të veprave penale:
Njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër njëmbëdhjetë (11) personave për veprën penale “Vjedhja e shërbimeve”;
Një (1) aktakuzë kundër katër (4) personave për veprën penale “Vjedhja”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Dhuna në familje”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprën penale “Kanosja”./rajonipress/