Fundamenti

13 vjet dështim ekonomik

/ 1 minutë lexim
KKVITI

Ekonomia e Kosovës po duket te jetë ‘arrë’ e fort për udhëheqësit e shtetit. Nga paslufta e deri tani nuk ka pasur ndonjë angazhim të madh që mbahet mend të ketë ndikuar në zhvillimin e saj. Sipas njohësve të ekonomisë pothuajse të gjitha Qeveritë e deritashme kanë dështuar në këtë sektor.

Tani e 13 vjet, papunësia, varfëria, bilanci tregtar dhe energjetika kanë mbetur pa ndryshime. Vetëm se disa tregues janë keqësuar edhe më shumë. Krejt këto dështime dhe të meta të udhëheqësve qeveritar i kanë evidentuar ekspertët dhe njohësit ekonomisë. Sipas tyre politikat ekonomike në Kosovë janë pjesërisht të “vdekura” dhe nuk kanë funksionuar kurrë.

Mobi Casa

Lumir Abdixhiku nga instituti “Riinvest” thotë se problemet thelbësore në Kosovë vazhdojnë të mbesin të njëjta për një kohë të gjatë. Sipas tij, papunësia, varfëria, deficiti tregtar dhe fuqia blerëse e kosovareve vazhdojnë të mbesin të pazgjidhura.(Tribuna)