Fundamenti

13 vjet burg për “shëruesin”, ka infektuar me HIV 16 veta

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Përveç me vuajtje burgu, ai është dënuar që, në emër të dëmshpërblimit, 16 viktimave të veta t`u paguajë nga 100 mijë franga secilit.

I vetëquajturi „shërues“ nga Berna, i cili u ka injektuar gjak të infektuar me HIV dhe Hepatit C 16 personave, është dënuar sot nga një gjykatë e Bernës me 12 vjet e 9 muaj burg.

Shumica e viktimave kanë qenë nxënës që kanë ndjekur te ai mësimet e muzikës. Për të siguruar arrestimin e tij policia ka hyrë me dhunë në shtëpinë ku banonte, pasi që ai ishte barikaduar dhe kërcënonte me armë.

Gjykata ka dënuar të premten 54 vjeçarin për shkaktim të plagëve dhe për përhapje të sëmundjeve te njerëzit tjerë. Ndërkaq, i akuzuari gjatë gjithë kohës është përbetuar për pafajësinë e vet . edhe avokati i tij ka kërkuar shpalljen e tij të pafajshëm pasi që, sipas tij, gjatë procesit kanë dalë në shesh shumë dyshime rreth fajësisë së tij.

Uji Dea

Ndonëse bëhet fjalë për vendim gjyqësor të shkallës së parë dhe pritet kalimi i lëndës në Gjykatën e lartë, i dënuari mbetet në burg. Trupi gjykues ka kërkuar për të mbajtje në burg për shkaqe sigurie.

I dënuari nga Berna kishte siguruar gjak të infektuar dhe ua ka injektuar atë “pacientëve” të tij, nën pretekstin se po i shpon me gjilpëra të akupunkturës. Por, kur te disa nga ta ishte konstatuar prania e virusit HIV, doli në dritë problemi. Mbetet i paqartë motivi i “shëruesit” nga Berna.

Përveç me vuajtje burgu, ai është dënuar që, në emër të dëmshpërblimit, 16 viktimave të veta t`u paguajë nga 100 mijë franga secilit.(albinfo)