GRANDEMALL

12 vite burgim dhe gjobë për shitësit dhe shpërndarësit e drogës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Gjykata Themelore në Gjilan ka shpall Aktgjykim dënues ndaj të akuzuarit I. L. dhe Sh. L., ndërsa Aktgjykim lirues për të akuzuarit M. L. N. B. dhe Xh. R.

Trupi gjykues pas shqyrtimit të gjitha shkresave të lëndës dhe dëgjimin e dëshmitarëve, ka konstatuar se I. L. dhe Sh. L. me datë 16.12.2016, me dashje dhe përgatitje paraprake, në bashkëveprim, me qëllim shitje dhe shpërndarje, kanë transportuar substancë narkotike të llojit marihuanë në sasi prej 240 kilogram e 723 gram (dyqind e katër dhjetë kilogram e shtatëqind e njëzet e tre gram), të paketuara në 234 paketime të vendosura në roleta të dritareve, që kishte për destinacion shtetet si në Zvicër, Gjermani etj.

Me këto veprime të akuzuarit I. L. dhe Sh. L. dyshohet se kanë kryer veprën penale: blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve dhe substancave psikotrope dhe analoge.

FIDANISHTJA

Trupi gjykues për të akuzuarin I. L. ka shqiptuar dënim me burgim në kohëzgjatje prej 8 (tetë) vite dhe 16.000 (gjashtëmbëdhjetë) mijë euro gjobë, ndërsa për të akuzuarin Sh. L. është dënim me burgim prej 4 (katër) vite dhe 12.000 (dymbëdhjetë) euro gjobë.

Palët kanë të drejtën e ankesës ndaj këtij vendimi në Gjykatën e Apelit ka njoftuar Sabit Shkodra.

Kurse avokati mbrojtës dr.sc.Shemsedin Pira i cili ka mbrojtur Muhamet Latifin tha se tek klienti i tij nuk ka pasur prova e fakte se ai është i implikuar. “Që nga dita e parë është vërejtur se klienti im nuk ka qen i implikuar” tha Pira./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.