Hidromorava

13 aktakuza të ngritura, një aktakuzë ndërkaq për mos raportim të pasurisë

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit është ndaluar një (1) person për 48 orë dhe janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Me urdhër të prokurorit është ndaluar për 48 orë, një (1) person, për shkak të veprës penale “Dhuna në Familje”

Hidromorava

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore ne Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për këto vepra penale:
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e Pyllit”,

Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mos raportimi ose raportimi i rremë i pasurisë, i të ardhurave, i dhuratave, i dobisë tjetër materiale ose i detyrimeve financiare”,
Dy (2) aktakuza kundër katër (4) personave për shkak të veprës penale “Asgjësimi apo Dëmtimi i pasurisë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Vjedhje e rëndë”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “ Sulmi”,
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me mallra”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Ndërtimi pa leje”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për shkak të veprës penale “Vjedhja”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”./rajonipress/