13 aktakuza të ngritura në Anamoravë, tri prej tyre për veprën penale dhunimi

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve, me urdhër të prokurorit ka ndaluar dy (2) persona, si dhe pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër një (1) personi. Ndërsa, nga kjo prokurori janë ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave.

Prokuroria Themelore Gjilan
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit me urdhër të prokurorit ka ndaluar për 48 orë:
Një (1) person për shkak të veprës penale “Detyrimi”, si dhe
Një (1) person për shkak të veprës penale “Dhuna në familje”.

Uji Dea

Kërkesat për caktimin e masës së paraburgimit (apo masa tjera):
Prokuroria Themelore në Gjilan, pranë gjykatës kompetente ka parashtruar një (1) kërkesë për caktim të masës së paraburgimit kundër Një (1) personi për shkak të veprës penale “Detyrimi”sipas KPRK-së.

Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, ka ngritur trembëdhjetë (13) aktakuza kundër gjashtëmbëdhjetë (16) personave, për shkak të veprave penale:
Katër (4) aktakuza kundër katër (4) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhja e pyllit”;
Tre (3) aktakuza kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Vjedhje e shërbimeve”;
Dy (2) aktakuza kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”;
Një (1) aktakuzë kundër tre (3) personave, për shkak të veprës penale “Dhunimi”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Rrezikimi i trafikut publik”;
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi, për shkak të veprës penale “Lëndimi i lehtë trupor”;
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave, për shkak të veprës penale “Kontrabandimi me mallra”./rajonipress/