RCCOLA

121 pyetje për Musa Xhaferin

/ 11 minuta lexim
KKVITI

Vëllai i Ismet Jasharit, komandant “Kumanova”, Murat Jashari, pas një letre publike, ku ia parashtroi 372 pyetje deputetit të PDK-së, Fatmir Limaj, dhe 510 pyetje deputetit tjetër të PDK-së, Xhavit Haliti, ai nuk është ndalur. Pyetjet e radhës janë të drejtuara për Musa Xhaferin, ku Murat Jashari kërkon llogari pas 11 viteve të formimit të Fondit të shenjtë “Liria Kombëtare”.

Letra Nr.6 e shenjtë!
“shkrime-kujtime-testament”

Uji Dea

Zotri Xhaferi po fillojmë me pyetjet e nxehta, shkrumuese, meqë vetë e ke pru punën të japësh llogari mbas 11 viteve të formimit të Fondit të shenjtë “Liria Kombëtare” dhe që je për disa vjet zv/kryeministër dhe kryesori për implementimin e Marrëveshjes së Ohrit. Shoku Ramiz (Musa), e di se nga pyetjet e mia shqetësohesh dhe djersitesh!

Njerëzit si ti herëdo-kurdo duhet para familjeve të dëshmorëve, para atyre që ju kullojnë gjak varret që i kanë marrë në luftën “çlirimtare” të vitit 2001, e para varreve të ushtarëve të lirisë, duhet të skuqen e të mërdhihen!
Nuk jam unë fajtorë për gjithë këto ngrica që do ti kesh në shpirt e zemër!
Nga komentuesit e respektuar kamë vërejtje, pse po reagoj me vonesë!
Duke besuar gjithherë në hierarkinë e Lëvizjes, si idealistë që jam, kamë shpresuar se Kryesia e Lëvizjes legale do t`i marrë në shqyrtim këto përgjegjësi çka i takojnë. Por të „nderuarit“ në fjalë, veshët në lesh e gojën të përdredhur, e si dinakë e frikacakë që janë një numër sosh, për ato pakë kolltuqe që i kanë zënë, duan ta sakrifikojnë të përgjithshmen e ta mbrojnë prapanicën e vendin e punës.
Fillojmë:
1. A e dinë ku është Makedonski Brod?
2. Sa km i ka prej Kërçovës?
3. A ka hotele atje?
4. Po burg, a ka?
JO!
5. Shokëve të Lëvizjes ju ke thënë se ke qenë në burg dy muaj në vitin 1982 në Makedonski
Brod, a është kështu?
6. Nuk të kishin përgaditë mirë, apo ke qenë jo intelegent që të arrish në maje të Lëvizjes,
a është kështu? Sidoqoftë, arrite në maje të pareve, pra të Fondit « Liria Kombëtare »
8. Pyetjet që ja kam parashtruar Abazit (Ali Ahmetit) nga 105 deri 169 vlejnë edhe për ty, a po?
9. Për nga natyra je i qetë, por sherrin e ke të madhë, a është kështu?
10. Me Aliun je si vëllezërit siamezë, a është kështu ?
11. Si të ndahet njëri, tjetri hynë nën dhe, apo jo ?
12. Njëri pa tjetrin nuk bëni dot, a po jo?
13. Se një kurs e keni kryer, vetëm në vende të ndryshme, a po jo?
14. Më 26 janar 2000 filloi lufta çlirimtare në Zonën Operative Nr.3, pra në Kosovën
Lindore. Kur e mësove se nisi lufta atje?
15. Në Program të Lëvizjes e kishim çlirimin e tokave të pushtuara, a po jo?
16. Edhe Kosova Lindore është tokë shqiptare, a po jo?
17. Pse nuk veprove e ta riorganizosh fondin e luftës në kantonin e Lucernit, atje ku ke banuar?
18. Në një farë forme kësaj i thojnë sabotim i luftës, a po jo?
19. Qeveria e Përkoshme e Kosovës Fondin „Vendlindja Thërret“ ia ndërroi emrin në Fond të Kosovës,
Ne të Kryesisë së Lëvizjes e kundërshtuam, por pa dalur në opinion me kumtesë apo deklaratë, a është
kështu?
20. Në Kosovën Lindore dhe në IRJM luftrat „çlirimtare“ u nisën me mjete të Fondit „Vendlindja Thërret“,
a është kështu?
21. Më 17 mars 2001 në Prishtinë ku keni qenë tok: Emrush Xhemajli, Ali Ahmeti dhe ti, morët vendim të
dilnim me tjetër fond, pse?
22. Morët vendim që për luftën në IRJM Fondi ta ketë emrin simbolik të lidhur me kombin, pra të
jetë me emrin Fondi „Liria Kombëtare“, a është kështu?
23. Pse nuk morët mendimin e Kryesisë së Degës së Lëvizjes, meqë Fondi kryesisht duhej të
formohej dhe funksiononte në diasporë?
24. Në sa shtete të Europës dhe kontinente ka funksionuar Fondi „Liria Kombëtare“?
25. Përveç Zvicrës, veç e veç në shtetet e Europës dhe në kontinente, sa mjete janë
grumbulluar?
26. Kujtë i ke raportuar për të hyrat e të dalurat e mjeteve financiare?
27. Këshilli Qendrorë i Fondit „Liria Kombëtare“ për Zvicër, para veprimtarëve dhe donatorëve
kemi dhënë Raport Kombëtar, me gjithë kundërshtimin që e kishim nga veglat e tua dhe të
Aliut, a po jo?
28. Në Zvicër mbi 14 milion CHF janë grumbulluar, a është kështu?
29. Raportin e shpenzimeve të luftës së vitit 2001 e ka bërë nji ekspert i kësaj lamie, a është
kështu?
30. Shpenzimet e luftës kanë qenë gjithësejtë DM 6 milion, a është kështu?
31. Ku i çuat parat e mbetura?
32. Bëni biznis me ato para?
33. A e din sa dëshmorë janë të luftës së vitit 2001?
34. Sa fëmijë janë të dëshmorëve?
35. A e din se sa ushtarë janë pa gjymtyrë nga lufta e vitit 2001 ?
36. Çfarë moshe janë ata sot ?
37. A e ke vizituar ndonjërin prej tyre?
38. Pse jo?
39. Je kryeministër i shqiptarëve e edhe i tyre në Republikën e Maqedonisë, a po jo?
39. A e din se ku jeton dhe a e ke vizituar së paku një herë familjen e Tahir Sinanit?
40. Pse nuk e ke bërë këtë gjest moral deri sot?
41. Besoj se e din kur është vrarë, si dhe ku?
42. Pse jo?
40. Sa vllezër pate në këto tri luftra?
41. Pse jo?
42. Ata nuk kanë pasur kurse prej oficerëve të UDB-ës, siç ke pasur ti, a është kështu?
43. Pse i ke penguar?
44. A e keni zgjidhur Statusin e tri kategorive të luftës?
45. Pse jo?
46. A e keni zgjidhur kërkesën e ish-të burgosurve e të përndjekurve politikë shqiptarë për
zhdëmtim?
47. Votën edhe të kësaj kategorie të shqiptarëve e keni marr që të vini në pushtet, a është
kështu?
48. Pse jo?
49. A për dekor je zv/kryeministër dhe po ashtu a për dekor janë deputetët në parlament?
50. Lufta a u bë për me i fituar të drejtat e barabarta shqiptarët, a ti e soji si ti të pasurohen
në emër të gjakut të dëshmorëve, invalidëve dhe ushtarëve të lirisë?
51. Sipas Marreveshjes se Ohrit, pala shqipetare a ka fituar të drejtën e VETOS ???
52. E drejta e vetos, është e drejtë për të bllokuar, për të ndaluar veprimet ose ligjet anti-
shqiptare a po?
53. Sa herë e ke përdorë ketë të drejtë të VETOS, o Musa Xhaferi???
54. Pse kurrë nuk e ke përdorë ?
55. Mbi 200 djemë të UÇK-së janë vrarë nga sherbimi i „Makedonska Republika“ (me shumë se
në luftë) a po?
56. BDI a ishte në pushtet kur janë bërë vrasjet ?
57. A ishte zëvendës i policisë i BDI-së ?
58. A ishte zëvendës i DBK i BDI (Nazim Bushi)?
59. A ishte zëvendës ministri i punëve të mbrendshëm Fatmir Dehari?
60. A ishe zëvendës Kryeministri ti Musa Xhaferri ?
61. A ishit dhe jeni ju në pushtet me pushtuesin ?
62. Kur janë marrë vendimet për likuidim të djemve të UÇK-së, a i keni kundërshtuar
maqedonët sllav, apo keni vendosur bashkarisht ?
63. A keni përdorë të DREJTEN E VETOS për të ndaluar vrasjen e djemve të UÇK-së nga
bashkëqeveritarët e tu, o Musa Xhaferi ???
64. Pse jo ???????
65. Nëse nuk i ke bllokuar vendimet për likuidime të ushtarëve të UÇK-së, a mund të mendohet
se je bashkëprojektues i vrasjeve ?
66. Ke mundësi të thuash që nuk ke qenë në ngjarje Musë, por a ke dalë publikisht për të
kundërshtuar qeverinë tënde ku ishe dhe je pjesmarrës ???
67. A ke dalë ndonji herë publikisht për të denoncuar vrasjet e ish pjesëtarëve të UÇK-së nga
shërbimi i « Makedonska Republika » ???
68. Pse nuk e ke bërë ?
69. Të gjitha kontaktet me diplomatët na thonë se, fitorja e shqiptarëve në Maqedoni është nëse
bëhet regjistrimi i popullsisë në menyrë reale, a është kështu?
70. A ju kanë thënë diplomatët se sa është numri i shqiptarëve në Maqedoni ?
71. A ju kanë thënë diplomatët, që sipas një numërimi të bërë nga ambasadat e huaja në vitin 1997
ishin afërsisht 42% shqiptarë ?!?
72. A tha ish-kryeministri sllavo-maqedon, Gruevski, para një muaji se shqiptarët janë minimum
30%, a po?
73. Ti, Muso pse në regjistrim të popullsisë e dhatë përqindjen më të vogël prej të
Gjitha regjistrimeve të fundit, me 25.17% ???
74. Pse e zvogëloni qëllimisht numrin e shqiptarëve ?
75. Interesi i kujt është që të zvogëlohet numri i shqiptarëve ?
76. Pse në regjistrim të popullsisë mbrojtët intersin e maqedonëve sllavë ?
77. Çka të lidhë ty personalisht me sllavët ?
78. A të lidhë gjaku ?
79. A te lidhë interesi personal ?
80. A të lidhë puna, je punëtor i tyre ?
81. Çka konkretisht ?
82. Vriten qindra djem të UÇK-së, dhe minimizohet numri i shqiptarëve me ndihmen tënde në
qeverin sllavo-maqedone, o Musë?
83. Çka i thojnë kësaj pune ?
84. A i thojnë tradhëti apo…?
85. O, Musa Xhaferi, a ju kanë treguar diplomatët e huaj që sipas arkivave kadastrale mbi 72% të
teritorit të “Republika Makedonia” janë toka shqiptare?
86. Para decentralizimit administrative Kumanova ishte komunë me shumicë shqiptare, a po?
87. Pasi bëre decentralizimin, krijove komunë Likovën, a po?
88. Pas këtij ndryshimi, heqja e Likovës nga Kumanova, u mundësua që Kumanova të mbetet me
shumicë sllave?
89. A festove që Kumanova është bërë komunë me shumicë sllave ?
90. Natyrisht se zyrtarishtë je gëzuar shumë për krijimin e komunës së Likovës, a po?
91. Këtë tradhëti a e paraqite si një fitore historike, a po?
92. A është e vërtetë se perms decentralizimit, komuna e Mavrovës me një grusht maqedon, ka
më shumë territor se Gostivari dhe Tetova marrë së bashkë dhe atë me 300 000 banorë?
93. Pse ky dallim ?
94. Pse përsëri në interes të sllavo-maqedonëve ?
95. A është e vërtetë se gjatë luftës të 2001-it Aakademia e Shkencës të Maqedonisë kishte
Përgaditur ndarjen e Maqedonisë ?
96. A është e vërtetë se është propozuar nga Akademia e Shkupit vetëm 17% të teritorit për
shqiptarët?
97. Sot, me decentralizimin administrative, shqiptarët a kanë 17% të teritorit ?
98. Sot me këtë decentralizim, a realizove Planet e Akademisë së Shkupit?
99. Sot, shqiptarët me decentralizim a qeverisin vetëm 17% të teritorit, duke qenë shumicë në
Maqedoni ?
100. Pse është bë ky decentralizim ?
101. Pse pas këtij decentralizimit maqedonët janë vetë të interesuar për ndarje?
102. Mos ndoshta maqedonët kanë realizuar objektivin e vetë ?
103. Ti i ke ndihmuar ose e ke gatuar punën në favor të sllavo-maqedonëve?
104. Ndoshta edhe ti me & Co je për ndarjen e Maedonisë ???
105. Pse bëhet presion mbi shqiptarët pasi realizuan zvogëlimin e popullsise shqiptare me
regjistrim, zvogëlimin e territorit shqiptar me decentralizim mbrenda në Maqedoni ?
106. A është kjo arsye që bëhet presion mbi shqiptarët për t’u ngritur në luftë, me qellim të
rivizatimit të kufijve të ri në Ballkan ?
107. Dihet, nëse bëhet edhe një konflikt më i vogël, ose një ndryshim i kufijve etnikë, ndarjet
bëhen sipas vijave administrative, a dalim ne fitues apo sllavo-maqedonët ?
108. A është kjo arsye që nuk bëhet regjistrimi i popullsisë?
109. Sepse ka ndryshuar struktura, dhe përbërja etnike nëpër qendrat administrative ?
110. A je ti fajtor për zvogëlimin e popullsisë shqiptare në Maqedoni ?
111. A je ti fajtor për zvogëlimin territorial të shqiptarëve me decentralizimin në Maqedoni ?
112. Çka i thuhet këtyre punëve ?
123. Si po shifet Muso çdo veprim, çdo vendim ke bërë në interes të sllavo-maqedonëve a po?
114. Për 60 ditë kurs mirë të kanë shkolluar oficerët, a po ?
115. Populli a ka të drejtë të mendojë se je NJERI i sllavo-maqedonëve ?
116. Nuk ka dyshim qe je njeriu i maqedonëve, a po?
117. Por nuk e dimë a je agjent i tyre, apo sllavofil, apo ndoshta nuk ke gjak shqiptari ???
118. Kur në asnjë moment nuk ke mbrojtur interesin e shqiptarëve, ne kemi të drejtë të themi
se je anti-shqiptarë ?
119. Pas gjithë këtyre pyetjeve a ka shqiptarë që do të mendojë mirë për ty, o Musa Pashë
Toptani?
120. Për gjitha të këqijave që I kishin bërë popullit të vetë Sadam Huseini dhe Muamer Ell Gadafi,
fakturat ju kishin trokitur në derë. Edhe për ty me & Co Faktura e dënimit ka me ju trokitur
në derë, a po?
121. Fëmijët e dëshmorëve të kombit po rriten dhe të gjithë janë Avni Rrustema e Nora Kelmendi,
a po?