RCCOLA

12 vjetori i “Le jardin Des Disparus“, në shenjë të pagjeturve të Kosovës

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Shoqata “Le jardin des disparus” (Kopshti i të pagjeturve) është krijuar para 12 viteve në komunën e Meyrin të Gjenevës.

Ajo kërkon drejtësi dhe të vërtetën për personat e pagjetur në çdo vend të botës!

12 vjetori i krijimit të kësaj shoqate u kushtohet të pagjeturve të Kosovës.

Eco Higjiena

Bashkëveprimtarët shqiptarë që veprojnë në kuadër të kësaj shoqate janë angazhuar vazhdimisht që çështjen e të pagjeturve ta zbardhin në mënyrë dinjitoze ashtu siç e meritojnë ata njerëz që u shkëputën me dhunë nga familjet e tyre!

Në manifestimin për 12 vjetorin e shoqatës, disa përfaqësues nga Kosova do të pasqyrojnë çështjen dhe fatin e të pagjeturve tanë.

Manifestimi mbahet ditën e shtunë, më 07.10.2012 duke filluar nga ora 11:00. Adresa: “Le jardin des disparue”, Rue de la Golette 7, 1217 Meyrin (përballë shkolles “CO Golette”)