RCCOLA

12 vjet i kalojmë duke biseduar dhe 1 vjet duke pritur gratë në shoping!

/ 2 minuta lexim
RCCOLA

Njeriu, gjatë një jete të tërë pret që “më në fund të jetojë” por ndërkohë bën njëqind gjëra banale, të domosdoshme dhe të tjera, që ia marrin pjesën më të madhe të jetës. Ose, mbase gjithë jetën!

Ja se me çka e kalon njeriu mesatar jetën e tij:

12 vjet i kalojmë duke biseduar;

7 vjet na kalojnë në shtrat duke fjetur;

4.1 vjet na nevojiten për mirëmbajtjen dhe higjienën trupore;

2 vjet e gjashtë muaj qëndrojmë në automobil ndërsa 6 muaj vetëm duke pritur në kolonë;

1 vjet të jetës burrat presin gratë e tyre në punë të ndryshme, kohë kjo nga e cila 22 javë kalojnë vetëm duke i pritur ato derisa bëjnë shoping!;

Fundamenti

366 ditë mesatarisht (një vit e një ditë, pra) jemi të sëmurë;

140 ditë i kalojmë në telefonata;

16 muaj na kalojnë pa u vënë re, duke pastruar;

8 muaj (merreni me mend!) na kalojnë vetëm duke fshirë meilet e pavlefshme (Spam-Mails) nga interneti;

6 muaj kalojmë ulur në wc;

Gjatë tre muajve të jetës jemi nëpër bare dhe 2 javë na kalojnë duke bërë lutje (duke u falur).

E tash, secili mund të llogarisë nëse nga e gjithë kjo tepron ndonjë gjë që mund të quhet jetë!(albinfo)