UBT

12 vite në shërbim të informimit dhe demokracisë në Anamoravë

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”, është themeluar më 16 janar 2001, me iniciativën e gazetarëve rajonalë. Ky klub, që nga themelimi , ka organizuar dhe mbajtur mbi 140 debate e tryeza, me interes për shoqërinë civile dhe qytetarët e Gjilanit e të Kosovës. Synim i këtij klubi ka qenë dhe mbetet avancimi i gazetarisë rajonale, përparimi dhe avancimi i shkrimeve, informimi i shpejt, objektiv dhe i paanshëm si dhe involvimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse thotë kryetari i saj Musa Sabedini.

Sot (e mërkurë) bëhen 12 vite që kur është themeluar Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”. Me të drejtë mund të thuhet se ky Klub për këto 12 vite ishte pjesë e të gjitha zhvillimeve pozitive në Anamoravë e më gjerë.

Musa Sabedini kryetar i këtij klubi, ideator, themelues dhe projektues i të gjitha debateve thotë se tryezat dhe debatet e Klubit ishin arenë konfrontimesh, idesh e sugjerimesh.
“Edhe në vitet e tjera, ky Klub do të jetë në shërbim të profesionit të tij – gazetarisë hulumtuese, dhe në shërbim të avancimit të vlerave morale e njerëzore të të gjithë atyre që duan një ambient, ku mbizotëron ligji, ku krimi goditet pamëshirshëm, ku viktima mbrohet, ku e keqja merr përgjigjen e merituar”.

Sipas Sabedinit Klubi i Gazetarëve “Beqir Musliu”, është themeluar më 16 janar 2001, me iniciativën e gazetarëve rajonalë. Ky klub, që nga themelimi , ka organizuar dhe mbajtur mbi 140 debate e tryeza, me interes për shoqërinë civile dhe qytetarët e Gjilanit e të Kosovës. “Synim i këtij klubi ka qenë dhe mbetet avancimi i gazetarisë rajonale, përparimi dhe avancimi i shkrimeve, informimi i shpejt, objektiv dhe i paanshëm si dhe involvimi i qytetarëve në proceset vendimmarrëse”.

Mobi Casa

Ndryshe për nderë të 12 vjetorit të themelimit të Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”, në Hotelin “Kristal” pritet të mbahet një manifestim solemn. Klubit ndërkohë i kanë arritur shumë telegrame dhe urime duke e përgëzuar atë për punën e mirë dhe të gjithanshme që i ka dhënë Gjilanit.

Kështu në telegramin e Lutfi Hazirit kryetar i degës së LDK-së në Gjilan thuhet se kam kënaqeshin e veçante që në emrin tim personal dhe në emër të gjithë anëtarësisë dhe simpatizantëve të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) dega në Gjilan t’ju uroj 12 vjetorin e themelimit të Klubit të Gazetarëve “Beqir Musliu”.

“Gjatë kësaj kohe me profesionalizmin tuaj që keni treguar ju i keni shërbyer qytetarëve tanë që ata të jenë afër jetës politike, kulturore, sportive,ekonomike, të njoftohen për të gjitha ngjarjet që ndodhin në komunën tonë dhe më gjerë. Me këtë rast dëshiroj t’ju falënderoj për bashkëpunimin që kemi pasur dhe do vazhdojmë të kemi bashkërisht për informimin e opinionit publik Gjilanas. Ju keni kontribuar në ngritjen e kulturës politike dhe demokracisë në Anaforave. Gazetaria jonë po vërtetohet si pjesë e rëndësishme e shoqërisë dhe shtetit demokratik” ka thënë Haziri. /rajonipress/