Eko Higjiena

12 muaj leje qëndrimi dhe zgjatje të afatit për përdorim të letërnjoftimeve ilegalë, çfarë tha Kurti pas koncesioneve që i bëri sot

/ 4 minuta lexim
Mobi Casa

Qeveria e Albin Kurtit bëri lëshime sot në mënyrën e zbatimit të ligjeve për të huajt dhe automjetet, të cilët do të preknin drejtpërdrejt komunitetin serb në vend. Për koncensionet e bëra kryeministri Kurti u duartrokit nga europianët, që ndërmjetësuan në këtë proces.

Qeveria do t’u japë leje të përkohshme qëndrimi dhe t’ua lejojë përdorimin e letërnjoftimeve serbëve që nuk kanë dokumente të Kosovës për t’u regjistruar me to në sistem të Kosovës dhe t’i sigurojë leje qëndrimi për punëtorët dhe studentët e interesuar për një periudhë fillestare prej 12 muajsh, raporton Gazeta Express.

Duke e pranuar se procesi i legalizimit të plotë të sistemit të edukimit dhe atij shëndetësor në komunat me shumicë serbe brenda kornizës ligjore të Kosovës, kryeministri Kurti tha se koncensionet për këto dy ligje i bëri për të mos shkuar deri te pengesat në ofrimin e shërbimeve bazike në arsim dhe në shëndetësi për komunitetin serb.

Ai e shpjegoi se Qeveria do të pajiset nga krerët lokalë me listat e stafit akademik dhe shëndetësor që janë të angazhuar në ofrimin e këtyre shërbimeve dhe që më pas kët lista do të shërbejnë si bazë për dhënien e lejeve të përkohshme të qëndrimit për qytetarët e huaj që aplikojnë te Ministria e Punëve të Brendshme.

E njëjta vlen edhe për studentët e huaj që qëndrojnë në Republikën e Kosovës për qëllime studimore, për të cilët krerët komunalë do të ofrojnë listën e plotë të tyre me informatat e detajizuara për fushën e studimit dhe vitin akademik.

FIDANISHTJA

“Këtyre studentëve, pas aplikimit të suksesshëm, Ministria e Punëve të Brendshme do ju ofrojë leje të përkohshme të qëndrimit me afat 12 mujor, me mundësi vazhdimi në rast të vazhdimit të studimeve. E njëjta procedurë aplikohet edhe për aplikantët e ri që regjistrohen në vitet e mëvonshme akademike. Paralelisht me këtë, Ministria e Shëndetësisë dhe Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë, në koordinim të vazhdueshëm me Përfaqësuesin Special të Bashkimit Evropian dhe në bashkëpunim me ofruesit e këtyre shërbimeve publike fillojnë procedurat e domosdoshme dhe përcaktojnë afatet optimale për inkorporim të plotë, përfshirë këtu licensimin e institucioneve dhe të stafit të angazhuar”.

Kurti tha se Qeveria e tij do të hapë një dritare të re tremujore për të mundësuar qytetarëve të nacionalitetit serb të regjistrojnë faktet civile të cilat deri me datën 15 mars 2026 janë regjistruar nga strukturat ilegale që Kosova s’i njeh.

Në këtë periudhë, Kurti tha se aplikantëve do i lejohet edhe përdorimi i letërnjoftimeve të lëshuar nga strukturat jolegale.

Më pas, Ministria e Punëve të Brendshme do të nxjerrë udhëzime të detajizuara që mundësojnë regjistrimin e këtyre fakteve brenda Sistemit Qendror të Regjistrit Civil të Republikës ë Kosovës.

Në fund, Kurti tha se kjo e dëshmon “edhe një herë përkushtimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës për zbatim të plotë të sovranitetit në gjithë territorin e Republikës së Kosovës”, si dhe për trajtim të barabartë dhe pa diskriminuar qytetarët e vendit.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.