ARKATANA

11 vjet shtet, ende me struktura paralele të Serbisë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Strukturat paralele të Serbisë vazhdojnë të jenë funksionale edhe në Përvjetorin e 11-të të Pavarësisë së Kosovës. Dialogu i Brukselit nuk i ka shuar këto struktura joligjore.

Ndonëse janë bërë 11 vjet prejse Kosova është shpallur shtet i pavarur dhe sovran, strukturat paralele serbe në veri ende po vazhdojnë të jenë funksionale.

Një gjë të tillë e ka pohuar për “Zërin” edhe ish-kryenegociatorja e dialogut Kosovë – Serbi, Edita Tahiri, e cila ka thënë se në veri të vendit ende ka struktura paralele në fushën e arsimit e të shëndetësisë

ARKATANA

Megjithëkëtë, sipas saj, procesi i negociatave ka kontribuar dukshëm në shuarjen e strukturave që kanë të bëjnë me fushën e drejtësisë. Edhe zyrtarë të Misionit të OSBE-së në Kosovë kanë deklaruar për “Zërin” se negociatat Kosovë – Serbi kanë ndihmuar në integrimin e strukturave paralele serbe në institucionet e Kosovës.

Por, përfaqësues të opozitës vlerësojnë se procesi i dialogut nuk ka ndihmuar aspak në eliminimin e institucioneve paralele serbe. Shuarja e strukturave sipas ish-ministres për Dialog, Edita Tahiri, është paraparë të ndodhë me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe. Megjithëkëtë, institucionet paralele serbe në veri ende po vazhdojnë të funksionojnë pa ndonjë pengesë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.