RCCOLA

11 vjeçari gjilanas del me përmbledhjen e parë të poezive

/ 6 minuta lexim

Gjilan – Nipi trashëgon pasionin e gjyshit, tri gjenerata artistë. Enesi është nxënës i klasë së V/4, një nxënës i urtë, punëtor e i dëgjueshëm dhe shumë i zgjuar, e këtë më së miri e tregojnë notat e tij te radhitura në ditar. Nga ky talent presim edhe me tutje rezultate dhe përmbledhje te reja, si me prozë, ashtu edhe me poezi.

Të dhënat për autorin

Enes Irfan Selishta lindi më 03.07.2011 në Gjilan, Enesi është fëmija i parë i familjes. Prindërit për shkak të nevojës së punës ku babai për arsye pune, transferohen nga Gjilani në Prishtinë dhe sot e ca vite jetojnë dhe veprojnë aty.

Kur Enesi arrin moshën gjashtëvjeçare, fillon në klasën e parë në vitin 2017, ndërsa pjesën e edukimit parashkollor, e kishte kryer në Gjilan në SHFMU “Thimi Mitko”, te mësuesja Selvie Shkodra-Shurdhani, ndërsa shkollën e rregullt e filloi në SHFMU “ILIRIA” në Prishtinë dhe mësuese e kishte mësuesen e nderuar Driada Kabashi Balidemaj, dhe sot kur ne po shkruajmë për biografinë e tij, Enesi, ky poet i ri, është ende nxënës i kësaj mësueseje të vyeshme e punëtore.

Enesi është nxënës i klasë së V/4, një nxënës i urtë, punëtor e i dëgjueshëm dhe shumë i zgjuar, e këtë më së miri e tregojnë notat e tij te radhitura në ditar.

Nga ky talent presim edhe me tutje rezultate dhe përmbledhje te reja, si me prozë, ashtu edhe me poezi.

PARATHËNIE PËR LIBRIN

Libri “ Foleja e vargjeve të mia“ është një përmbledhje e parë poezish, të cilat janë krijuar nga autori njëmbëdhjetëvjeçar, i motivuar që nga bankat e para të shkollës, duke ëndërruar se një ditë do ta botojë një vëllim poetik dhe ja se i erdhi radha që libri i tij t’i shohë shkëndijat e para të shpresës se do të vazhdojë edhe tutje. Kjo përmbledhje ngërthen në vete poezi të cilat ia kushton përditshmërisë dhe gjërave që e rrethojnë autorin, si psh, i shkruan shkollës, lapsit, lirisë, atdheut, flamurit, dëshmorëve, stinëve etj.

Autori Enes Selishta, përkundër moshës që ka, ai përmes vargjeve ka shprehur një talent të rrallë në imagjinatën e tij prej shkrimtari duke i lidhur mirë fjalitë me domethënien e caktuar në varg, si dhe lidhshmërinë e rimës së mbajtur shumë bukur. Këtë aftësi Enesi e ka arritur me atë se është njëri nga nxënësit e shkëlqyeshëm, si në mësime, gjithashtu edhe në sjelljet e tij si në shkollë, në shtëpi dhe kudo që ndodhet.

Enesi i motivuar dhe i rritur në një mes ku respektohen vlerat dhe puna, si dhe dashuria mes njerëzve, e ka bërë që ky djalosh sot të dalë me këtë përmbledhje poezish të cilat për modesti vërtet i takojnë një gjenerate tjetër e jo moshës që ka Enesi. Nga gjyshi;

KËNDVËSHTRIM RRETH VËLLIMIT POETIK “ FOLEJA E VARGJEVE TË MIA ( ENES SELISHTA)

Ta lexosh vëllimin poetik “ Foleja e vargjeve të mia” të poetit të ri Enes Selishta, vërtet do ta gjesh në vargje e mes vargjesh atë fole. Enesi merr guximin, madje në moshë fare të re që t’u hyjë temave me të cilët shkruajnë edhe ata të moshës madhore.

Me një gjuhë të pasur dhe me një bagazh të bujshëm, më shumë real sesa imagjinar, autori degëzohet nëpër shumë tema dhe i gërsheton nëpër vargje me një çiltërsi fëmijërore. Enesi hyn nëpër stinët e vitit, shkruan për mërgimin si plagë shekullore të kombit tone, përkushtim për shkollën, mësuesen për të cilën shpreh dashuri, i thur vargje atdheut, por edhe nuk harron se është shqiptar i shqiponjës dykrenare.

Enesi përveç poezive për prindërit e tij, vëllezërit, ai me admirim shkruan edhe për gjyshërit e tij ëmbëlsisht:

“Unë e di që llastohem shumë

Ti gabimet m’i fal mua

E shumëherë kur bie në gjumë

Më përkëdhelin duart e tua.”

UBT

Te vëllimi poetik dominon lirika, ku ka përshkrime të mahnitshme duke dhënë mesazhe për punën dhe këtë e bën në poezinë “ Bleta”:

Bleta

Je e vogël sa më s’ka

Vallëzon vallen pa ia nda

Fluturon ti me gëzim

Në çdo lule gjen strehim.

Ti e vogël por shumë punëtore

Mirëpo punën se lë pasdore

Edhe pse ti ke shumë punë,

Udhëtimin nuk e vë në gjumë.

Këtu u cituam vetëm disa nga vargjet e autorit. Të tjerat mbeten që lexuesi t’i lexojë e t’i vlerësojë.

Autori përdor në disa poezi rimën, ndërsa në disa të tjera, i qaset vargut të lirë. Strofat janë dyvargëshe dhe katërvargëshe me një gjuhë të pastër standard dhe butësisht të stolisura me ca figura letrare, përndryshe Enesi përdor më shumë vargun e drejtpërdrejt e më pak atë të figurshëm.

Nuk më mbetet të them tjetër, përveçse Enesit t’i urojmë shtegtim të mbarë me shumë libra të tjerë në dritë.

Redaktorja,

Prof. Flora Peci

Mësuesja ka mision edukimin e fëmijëve dhe është ndjenjë e mirë kur nxënësit me punën e tyre e vënë në dukje arritjen e këtij misioni. Brenda edukatës, nxënësit kanë edhe pasionet e tyre. Dhe, Enes Selishta nxënësi im i urtë ka pasion leximin dhe shkrimin. Gjatë punës sime pesëvjeçare me të, kam vërejtur dëshirën e tij për t’u marrë me shkrime.

Enesi ishte i gatshëm për të thurur vargje duke përdorur fjalë dhe rima të ndryshme për të dhënë porosi përmes botës së tij fëmijërore. Këtë pasion, ai e shpërfaq më së miri me shkrimet e tij autoriale. Prandaj, për të përmbushur sadopak misionin tim edukativ jam munduar dhe kam dashur që të përkrahë dëshirën dhe pasionin e një fëmijë të mrekullueshëm, më një shpirt fisnik dhe krijues. Shkrimet e Enesit do të doja të jenë udhërrëfyesi më i mirë për të dhe për të gjithë fëmijët, që kanë talent, pasion dhe dëshirë botën e artit të shkrimit.

Mësuesja Driada Kabashi Balidemaj