11 aktakuza të ngritura kundër 13 personave

Gjilan – Prokuroria Themelore në Gjilan, gjatë 24 orëve të fundit, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, dhe ka ngritur njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale.
Ndalimet e personave me urdhër të prokurorit:
Prokuroria Themelore në Gjilan, me urdhër të prokurorit ka ndaluar një (1) person, në kohëzgjatje prej 48 orëve, për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Marrja apo mbajtja e kundërligjshme e fëmijës”.
Aktakuzat:
Prokuroria Themelore në Gjilan, njëmbëdhjetë (11) aktakuza kundër trembëdhjetë (13) personave, për vepra të ndryshme penale:
Dy (2) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Posedimi i paautorizuar i narkotikëve, substancave psikotrope ose analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Fotografimi dhe incizimet tjera të paautorizuara”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Shmangia nga sigurimi i mjeteve të jetesës”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Uzurpimi i paligjshëm i pronës së paluajtshme”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Kontrabandimi i mallrave”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Sulmi”,
Një (1) aktakuzë kundër një (1) personi për veprat penale “Vjedhja e shërbimeve”,
Një (1) aktakuzë kundër dy (2) personave për veprat penale “Kanosja”./rajonipress/