KKVITI

1,066 raste aktive me coronavirus në Kosovë

/ 1 minutë lexim
Hidromorava

Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës bën të ditur se në total numri i rasteve aktive është 1,066.

Nga fillimi i pandemisë nga coronavirusi janë shëruar 225,635 persona, ndërsa kanë vdekur 3,140.

RCCOLA

Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.830.700 doza të vaksinës.

Deri më sot 823.767 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë. /Telegrafi/