Fundamenti

104 mijë euro për vetura

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

I kanë veturat, por dëshirojnë vetura të reja. Tanimë i kanë porositur ato.

Ministria e Punëve të Jashtme e Kosovës, ka përzgjedh Operatorin Ekonomik “Mercom Company” për furnizim me vetura në vlerë prej 103 mijë e 960 eurove.

Në anën tjetër ka qenë pamundur të kontaktohej me zyrtarë të kësaj ministrie për të dhënë detaje rreth blerjes së veturave.

Hidromorava

Megjithatë, kjo ministri me gjasë do të furnizohet me vetura të tipit Peugeot, pasi që kompania e kontraktuar “Mercom Company” që nga 1 janari 2009 është importues për Kosovën i veturave franceze Peugeot.

Drejtori i “Çohu” Avni Zogiani, ka pohuar për gazetën “Tribuna Shqiptare”, se ministria e Punëve të Jashtme nuk ka mund të përfaqësoi Kosovën./Indeksonline/