FITORJA

100-vjeçari, punëtori më i vjetër në SHBA

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Punëtori më i vjetër në SHBA është 100-vjeçari Louran Wade, i cili ka 29 vjet që punon në supermarketin “Walmart” në Vinfild, Kanzas të SHBA-së.

Ai nuk e ka problem t’i udhëzojë klientët në zgjedhjen e produkteve, por mund të qëndrojë edhe në arkë.

Këtë punë Louran e kryen që nga viti 1983.

Tani merr 14 dollarë për orë dhe punon 30 orë, ose pesë ditë në javë.

Për ndryshe, pensioni i tij është 1700 dollarë në muaj, por me paratë shtesë që ai i fiton i siguron gruasë së tij 83-vjeçare një darkë speciale.

Uji Dea

Louran ishte zgjedhur punëtori më i zellshëm në vitin 2012 nga shoqata amerikane “Experience Works“.

Para se të punonte si shitës, Louran ka qenë i punësuar në kompaninë “Ford”, ka punuar më pas në kopsht si dhe në sistemin e transportit hekurudhor.

Njëqindvjeçari ka të drejtë për katër javë pushim në vit, kur edhe luan me saksofon dhe kujdeset për kopshtin e tij.

Në SHBA në vitin 2010 janë regjistruar 53 mijë njëqindvjeçarë.

Sipas Zyrës Ndërkombëtare të Punës, 1.25 milionë njerëz të moshës mbi 75 vjeç ende punojnë në Amerikë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.